Aktori i njohur Reshat Arbana, ka folur për herë të parë për jetën e tij private si edhe raportin me familjen. Ai ka folur veçanërisht për raportin me djalin e tij, ku siç shprehet vetë aktori ka qënë tejet i vështirë. Prindërimin ai e cilëson si gjënë më të rëndësishme në botë, dhe shpreh habinë me fëmijët që kthehen në kriminelë, ku fajëson familjen.
Është e vështirë të jesh baba?
Është sigurisht shumë e vështirë po mos t’i hyjmë kësaj teme. Unë e kam pasur shumë të vështirë për disa gjëra që më kanë ndodhur me tim bir, që nuk dua t’i hyj kësaj teme, prind ai që e kupton që është prind duhet të mbajë përsipër edhe përgjegjësinë që ka si prind. Fëmija është dhimbja më e madhe për prindin, nuk ka dhimbje më të madhe, nuk të zë sytë asgje prej gjëje as pasuria as vlera, në fund të fundit do ikim një ditë e do mendojmë cdo lëmë pas edhe kjo ka rëndësi, unë cuditem me disa familje për disa që ti shkasë fëmija në këtë formë të kaloje në ekstreme të bëhet kriminel, ishalla nuk e kemi këtë fat”.