Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Republikanët në Senat mbështesin Trump-in

2021/01/27 at 8:23 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Republikanët në Senat mbështesin Trump-in

Shpresat e Demokratëve amerikanë se ish Presidenti Donald Trump do të dënohet kanë pësuar një goditje të konsiderueshme. Në një votim të martën, vetëm pesë republikanë votuan me 50 demokratët.

45 nga 50 senatorët republikanë mbështetën një mocion për ta deklaruar antikushtetues procesin për sulmet në Kapitol. Vetëm pesë republikanë votuan me 50 demokratët.

Kjo e bën të duket gjithnjë e më jorealiste arritjen e shumicës prej dy të tretave të kërkuara, të nevojshme për të dënuar Trumpin. Nëse 50 senatorë demokratë votojnë unanimisht për fajësimin e Trumpit, me ta duhet të bashkohen të paktën 17 republikanë.

Në padinë e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratët e akuzojnë Trumpin për “nxitje të kryengritjes” për shkak të sulmit të mbështetësve të tij ndaj Kapitolit. Demokratët e ngritën aktakuzën në Senat të hënën në mbrëmje. Të martën, senatorët u betuan si anëtarë jurie për procesin gjyqësor. Para ushtruesit të përkohshëm të detyrës së Presidentit të Senatit, Patrick Leahy bënë betimin 100 parlamentarë për të “ushtruar drejtësi në mënyrë të paanshme sipas kushtetutës dhe ligjit”. Leahy kryeson Gjykatën e Lartë në vend të Kryetarit të Gjykatës së Lartw, i cili do të ishte përgjegjës për një president në detyrë.

Kërkesë nga Rand Paul

Menjëherë pas kësaj, senatori republikan Rand Paul paraqiti një kërkesë për ta deklaruar antikushtetues procesin. Paul argumentoi se Senati mund të zhvillonte një proces vetëm për një president në detyrë. Trumpi është një “person privat” pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën javën e kaluar.

Demokratët dhe shumica e juristëve kushtetues nuk pajtohen me këtë pikëpamje. Lideri i shumicës Demokratike në Senat, Chuck Schumer, e quajti argumentin e Palit “thjesht të gabuar”. Përndryshe, një president mund të shmangë fajësimin dhe procesin për pezullimin nga detyra duke kryer krime kundër vendit vetëm pak para përfundimit të mandatit të tij ose duke dhënë dorëheqjen para një gjykimi në Senat.

Trump ka ende mbështetje

Trump ende ka shumë mbështetje në bazën e partisë dhe ushtron ndikim të madh në parti edhe pasi i ka humbur zgjedhjet. Shumë republikanë kanë frikë nga zemërimi i ish-presidentit dhe për këtë arsye preferojnë të të mos flasin kundër tij – edhe nëse sulmi kundër Kapitolit nga mbështetësit radikalë të Trumpit më 6 janar dhe sjellja e Trumpit shkaktoi indinjatë tek shumë prej tyre.

Procesi aktual kundër Trumpit nuk do të fillojë deri në 9 Shkurt. Deri atëherë, prokurorët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe avokatët e Trumpit do të paraqesin argumentet e tyre me shkrim. Nëse presidenti, i cili humbi zgjedhjet më 3 nëntor, do të dënohej në kundërshtim me atë që pritet, Senati mund ta përjashtonte atë nga zyrat e ardhshme politike. Kjo do të thotë që 74-vjeçari nuk mund të kandidonte për president në vitin 2024./ DW

Etiketa: donald trumpsenatshba

Ju sugjerojmë

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Para
26 kg kokainë në furgon, arrestohen dy shqiptarë në Itali

26 kg kokainë në furgon, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Senati miraton hapjen e gjyqit kundër Trump

Senati miraton hapjen e gjyqit kundër Trump

84 raste në tre ditë, Dr. Pipero sqaron shifrat dhe flet për javën tjetër

U infektua me COVID-19 pas vaksinimit, reagon Pipero: Ndodhem në kushte...

TE FUNDIT

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
7 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në Kamëz, deklaroi se "një armatë e tërë e drejtorëve,...

Lexo më shumë

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
7 Shkurt, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Irani do të përgjigjet ushtarakisht nëse Shtetet e Bashkuara e sulmojnë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com