Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Republikanët fajësojnë ish-presidentin Trump për rezultatin e zgjedhjeve

2022/11/10 at 4:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Republikanët fajësojnë ish-presidentin Trump për rezultatin e zgjedhjeve

Rezultatet e zgjedhjeve të së martës, që ishin larg pritshmërive të Partisë Republikane, kanë bërë që disa aleatë të Presidentit Trump t’i bëjnë atij thirrje të shtyjë njoftimin e planifikuar për javën tjetër, ku mendohej se ai mund të shpallte kandidaturën për zgjedhjet e 2024.


Zyrtarë të Partisë Republikane duan që vëmendja në ditët në vazhdim të përqëndrohet në shtetin e Xhorxhias, ku kandidati i mbështetur nga zoti Trump, Herschel Walker, është në balotazh me senatorin aktual demokrat Raphael Warnock.

Gara mund të jetë përcaktuese për të vendosur mbi fatin e kontrollit të Senatit. “Do ta këshilloja ta shtynte njoftimin deri pas balotazhit të 6 dhjetorit”, tha ish këshilltari i Presidentit Trump, Jason Miller, i cili ishte me presidentin në rezidencën e tij në Mar-a-Lago në Florida.

Presidenti Trump synonte t’i përdorte zgjedhjet si një mundësi për të provuar ndikimin e tij politik, pas humbjes para dy vjetësh. Ai mbështeti mbi 330 kandidatë në gara të ndryshme, që nga ato për postet më të larta, deri tek postet më të ulta, shpesh duke inkurajuar kandidatë pa përvojë, ose me të meta. Ai u mburr me fitoret e kandidatëve të tij gjatë votimeve paraprake në parti. Por shumë prej qëndrimeve që mbështesnin ata, që nga gënjeshtra për vjedhjen e zgjedhjeve të 2020 dhe qëndrimet e linjës ekstreme kundër të drejtës për abort, nuk ishin në përputhje me pikëpamjet dominuese politike. Kandidatët e ish presidentit arritën disa fitore të rëndësishme si ato në Ohajo, ku shkrimtari JD Vance fitoi në garën për në Senat, pasi mbështetja që siguroi nga ish presidenti e ngriti atë në krye të listës së rivalëve republikanë gjatë primareve. Në Karolinën e Veriut, kandidati tjetër Ted Budd, i mbështetur po nga ish presidenti, i dha një vend tjetër në Senat republikanëve.

Por kandidatët e tij humbën në disa gara të rëndësishme, si për shembull në Pensilvani, ku mjeku Mehmet Oz humbi ndaj demokratit John Fetterman. Kandidatët e mbështetur nga zoti Trump po ashtu humbën garat për guvernator në Pensilvani, Meriland dhe Miçigan.

Fitorja më e madhe e republikanëve ishte në Florida, ku guvernatori Ron DeSantis fitoi thellë, duke çimentuar statusin e tij si një figurë qendrore në ngritje në Partinë Republikane, si dhe një kandidat i mundshëm i saj për president në 2024. “Sapo e kam filluar betejën” tha ai pas fitores të martën.

“Këto zgjedhje ishin një mundësi e mirë, por mbështetja nga zoti Trump e kandidatëve, që nuk mund të fitonin, na e hoqi atë nga duart”, thotë Scott Reed, një prej këshilltarëve me përvojë të partisë republikane. “Trump ka humbur deri tani tre gara rresht për republikanët dhe ka ardhur koha të shkëputemi nga teoritë e tij jo-realiste”, shton ai. “Partia republikane”, argumenton analisti Reed, “kishte gjithë avantazhet e duhura, fondet, çështjet që shqetësojnë amerikanët, nivelin e ulët të mbështetjes për presidentin Biden, por përpjekjet e Presidentit Trump për të vënë veten në qendër të vëmendjes me kandidimin e mundshëm për 2024, qartazi nxitën shumë të pavarur dhe mobilizuan bazën e demokratëve për të dalë në numër të madh për të votuar”.

Ish Guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, një mik i hershëm dhe këshilltar i ish Presidentit Trump, i kthyer në kritik të tij, që mund të jetë vetë duke shqyrtuar mundësinë të kandidojë më 2024, thotë se republikanët “duhet të marrin një vendim jetik”. “Ne humbëm më 2018, humbëm më 2020, humbëm në Xhorxhia në 2021 dhe tani në 2022 po humbasim në garat për guvernatorë, nuk do të fitojmë aq vende në Dhomën e Përfaqësuesve sa duhet të fitonim dhe mund të mos e marrim kontrollin e Senatit, megjithëse mbështetja për punën e presidentit Biden është vetëm 40 përqind”, tha ai, duke shtuar se “personi i vetëm që duhet fajësuar për këtë është Donald Trumpi”.



Ju sugjerojmë

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë
-U tha në Opinion

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

26 Janar, 2026 11:51 pm
Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij
-U tha në Opinion

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij

26 Janar, 2026 11:15 pm
Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës
-U tha në Opinion

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës

26 Janar, 2026 10:47 pm
BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus
Bota

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 9:37 pm
Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë
Rajoni

Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

26 Janar, 2026 8:36 pm
Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris
Bota

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris

26 Janar, 2026 7:41 pm
Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
Aktualitet

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

26 Janar, 2026 7:33 pm
PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës
Kryesore

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës

26 Janar, 2026 6:59 pm
Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus
Bota

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 6:34 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Pengu i fundit izraelit, Tel-Avivi do të rihapë pikën kufitare të Rafah

26 Janar, 2026 5:31 pm
Para
Reja: 5 lojtarë të kampionatit shqiptar, gati për Kombëtaren

Reja: 5 lojtarë të kampionatit shqiptar, gati për Kombëtaren

Covid-19 në Shqipëri/ 2,670 të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Humb jetën një person nga COVID-19, regjistrohen 15 raste të reja

Këto janë gabimet që mund të bëni në takimin e parë

Këto janë gabimet që mund të bëni në takimin e parë
















TE FUNDIT

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë
26 Janar, 2026

Për kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, drejtësia është një vijë e kuqe dhe me ata që flasin kundër saj...

Lexo më shumë

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij
26 Janar, 2026

Drejtuesi i Shqipëria Behët, Adritatik Lapaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me nismën e një grupi opozitarësh për...

Lexo më shumë

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës
26 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion” po diskutohet për zhvillimin e protestës së PD të ditës së shtunë. Për këtë çështje ka folur...

Lexo më shumë

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus
26 Janar, 2026

Vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë miratimin përfundimtar për ndalimin e importeve të gazit rus deri në fund të vitit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com