Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Republikanët dhe demokratët, masa paraprake për të shmangur pretendimet e mundshme për parregullsi zgjedhore

2024/10/10 at 8:06 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Republikanët dhe demokratët, masa paraprake për të shmangur pretendimet e mundshme për parregullsi zgjedhore

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe shumë nga mbështetësit e tij pretendojnë, pa prova, se zgjedhjet e vitit 2020 u vodhën dhe paralajmërojnë se e njëjta gjë mund të ndodhë në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti. Siç njofton nga Miçigani korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, zyrtarët demokratë dhe republikanë të zgjedhjeve në Miçigan i kundërshtojnë këto pretendime dhe po punojnë për të siguruar amerikanët se votat e tyre do të jenë të sigurta.

Në ditën e zgjedhjeve të vitit 2020 në Detroit të Miçiganit, mbështetësit e republikanit Donald Trump, të nxitur nga pretendimet e tij të pabaza për manipulim votash, kërkuan nga zyrtarët e zgjedhjeve që të ndalonin numërimin e votave.

Shumë mbështetës të zotit Trump në Miçigan janë të shqetësuar nga mundësia e manipulimeve në zgjedhjet e ardhshme.

“Tani, mund të keni dyshime për gjithçka në lidhje me qeverinë tonë. Nuk do të dëshiroja të shprehesha kështu, por Amerika nuk ndihet ndryshe. Ne nuk i besojmë askujt”, thotë mbështetësi i zotit Trump, Marvin Minton.

“Mjafton një rast për të vënë në dyshim të gjithë sistemin”, thotë Angelica Kandow, mbështetëse e zotit Trump.

Pretendimet se zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar janë hedhur poshtë nga gjykatat amerikane.

Por dezinformimi rreth integritetit të zgjedhjeve ka gjetur mbështetje mes republikanëve. Sondazhet tregojnë se ata kanë më shumë gjasa t’i besojnë zotit Trump sesa rezultatit të zgjedhjeve të certifikuara nga qeveria.

Zyrtarët në shtetet e pavendosura po punojnë për të siguruar votuesit se procesi zgjedhor është i sigurt. Ata thonë se dezinformimi mund të jetë i rrezikshëm.

“Dezinformimi mund të çojë në kërcënime ndaj zyrtarëve zgjedhorë ose më keq. Por edhe nëse nuk rezulton në asnjë lloj dhune fizike, kjo dëmton besimin afatgjatë në sistemin zgjedhor, që është keq për republikën dhe demokracinë tonë”, thotë Jonathan Brater nga Byroja e Zgjedhjeve në Miçigan.

Në shumë shtete, republikanët mbështesin përpjekjet për të siguruar votuesit se zgjedhjet janë të sigurta. Justin Roebuck, një zyrtar zgjedhor republikan në qarkun e Otavës në Miçigan thotë se kjo është një betejë e vështirë.

“Udhëheqësit tanë politikë në çdo nivel duhet gjithashtu të kërkojnë fakte dhe të dhëna. Mendoj se për aq kohë sa kjo nuk do të ndodhë, ne do të kemi probleme me besimin tonë në procesin zgjedhor”, thotë ai.

Në Miçigan, mbështetësit e zotit Trump kanë paditur tashmë Sekretaren e Shtetit, Jocelyn Benson, një demokrate, për shkak të udhëzimeve për përpunimin e votave në mungesë dhe listat e regjistrimit të votuesve.

“Nëse Jocelyn Benson nuk i përgjigjet asaj që kërkohet me ligj, ne do ta padisim në mënyre që gjykatat ta detyrojnë atë ta bëjë këtë”, tha Pete Hoekstra, kryetar i Partisë Republikane të Miçiganit.

Zonja Benson e quajti këtë një strategji të fushatës republikane.

“Po shohim padi që maskohen si strategji ligjore, kur në fakt janë strategji politike për të përhapur dezinformata, apo për të ngritur dyshime mbi procesin tonë të zgjedhjeve”, tha ajo.

Republikanët dhe demokratët kanë nisur procese gjyqësore lidhur me zgjedhjet në disa shtete të pavendosura, që mund të krijojnë kaos në zgjedhjet e nëntorit.

“Çdo lloj sfide ligjore që ndodh kaq afër zgjedhjeve, zakonisht është një veprim paraprak i avokatëve, që mund të shfrytëzohet për të sfiduar zgjedhjet nëse ata nuk janë të kënaqur me rezultatin”, thotë Kim Wyman nga Qendra e Politikave Dypartiake.

Mund të ketë edhe veprime të tjera të dëmshme, duke përfshirë zvarritjen e certifikimit të zgjedhjeve nga zyrtarët e qarqeve, që mbështesin zotin Trump./voa

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Shefi i ri i NATO-s: Donald Trump ka nevojë për aleancën ushtarake në këtë botë të ashpër

Shefi i ri i NATO-s: Donald Trump ka nevojë për aleancën ushtarake në këtë botë të ashpër

Sezoni turistik në Shqipëri me shumë incidente për turistët dhe pa udhërrëfyes lokalë

Sezoni turistik në Shqipëri me shumë incidente për turistët dhe pa udhërrëfyes lokalë

Aksidenti në aksin Lushnje-Berat/Mbeti i bllokuar në autobot, vdes 27-vjeçari

Aksidenti në aksin Lushnje-Berat/Mbeti i bllokuar në autobot, vdes 27-vjeçari

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com