Reporteri i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Andrej Hunko ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me draftin e qeverisë që në Kodin Penal, shpifja të konsiderohet si vepër penale. Ai e ka cilësuar kundër rekomandimeve këtë propozim të Kryeministrit shqiptar dhe i bën thirrje parlamentit të mos e votojë.
“Ky propozon është plotësisht kundër këtyre rekomandimeve. Jam shumë i shqetësuar për këtë zhvillim”, shprehet deputeti gjerman i KiE-së. Ai i bën thirrje parlamentit shqiptar që të mos e miratojë këtë propozim, por të plotësojë të gjitha rekomandimet e KiE-së për dekriminalizimin e shpifjes.
Hunko thotë se në rezolutën e vitit 2014 për Shqipërinë, KiE kërkoi heqjen e dënimit me burg për shpifjen dhe mbrojtjen e veçantë për një kategori specifike të njerëzve ndaj shpifjes dhe i kërkoi parlamentit shqiptar që të dekriminalizonte shpifjen.