Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazh/ Të gjallët e qytetit ‘fantazmë’

2016/11/16 at 11:11 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Reportazh/ Të gjallët e qytetit ‘fantazmë’

Atë natë të vitit 1973, një pulë u bë kurban për të festuar ikjen e djalit nga fshati Funar i Elbasanit për në qytezën e Krrabës, qe koha kur qymyri të “zbardhte faqen”.


Djali i ri Hamzai do merrte një shtëpi 1+1 në pallatin parafabrikat, as 100 metra larg galerisë ku puna ishte e sigurt në pasigurinë e minierës, rrogë e mirë, e ardhme dhe shpresë për fëmijët.

Krraba ishte një industri e madhe në atë kohë, pak njerëz ishin të privilegjuar që të futeshin në minierë dhe për më shumë shteti të siguronte shtëpi, shkollë afër për fëmijët, qendër shëndetësore dhe mundësi transporti.

Gjendet mes Tiranës dhe Elbasanit, rreth 18 kilometra nga kryeqyteti, po nuk është as fshat as qytet. Tokë nuk ka që të mbajë statusin si zonë rurale, qytet nuk është, por emërtimi më i përafërt do të ishte i një qyteze të përhumbur në kohë, e ngjashme me çdo zonë ish-industriale në vend që në ditët e sotme vegjeton me të shkuarën.

“Sot jam 65 vjeç dhe e kam të kthjellët atë moment kur u transferova në qytezën industriale të Krrabës. Dikur festova bashkë me familjen për ardhjen time këtu, sot dua të iki përgjithnjë nga ky vend, nuk ka të ardhme për fëmijët, se unë i ikur jam”.

Kështu kujton dhe gjykon Hamza Balla, një pensionist si shumë të tjerë në këtë krahinëz të harruar nga koha, që ngjan se u shemb bashkë me sistemin komunist.

LO_4743

Krraba është një ish-zonë industriale që u hap në vitin 1957 për të shfrytëzuar qymyr gurin. Industria e rëndë ishte e etur për mineralin që shërbente si lëndë djegëse.

Në Zyrat e Gjendjes Civile janë regjistruar 3125 banorë, që përfshin qendrën Krrabë dhe katër fshtra përreth saj.

Është mundim më vete të mbërrish deri në qytezë. Sapo lë pas fshatin Ibë e Sipërme duhet marrë majtas karshi një lapidari, të ngritur për betejat partizane.

Këtu nis mundimi. Rruga nuk ka njohur asfalt që nga viti 1967 dhe lëkundjet në automjet i shtohen edhe ndalesat gati të plota për të shmangur gropat e thella. Me sy të lirë shihen ngrehinat e minierës së dikurshme.

Gjithçka gri. Buzë një përroi, ende me ujë të kthjellët, nis malorja e vërtetë, kur shfaqen shtëpitë e para përdhese dhe pallatet 5-katëshe të ngritura për minatorët.

Për t’i dhënë aromë fshati mendojnë tre kokë dhi dhe disa pula që rendin pas këndimit të një gjeli. Ka shumë njerëz në qendër të qytezës, por ardhja e çdo të huaji, (siç jemi edhe ne), kësaj ane vihet re.

“Mos kanë ardhur për rrugën”?-pyet dikush, me shpresë se ndonjë përgjigje të mirë mund të marri, por kur mësojnë të vërtetën disa bishtnojnë, me shprehjen e gatshme: “Ëhë, nuk qenka gjë”.

Lokale ka plot, të ngjitura bashkë aq sa vështirë t’i dallosh ku nis njëri e mbaron tjetri.

Disa banorë ngjeshin buzët pas një filxhani kafeje, që e mbarojnë për më shumë se një orë, ca qëndrojnë pranë tavolinave sa për muhabet.

Të tjerë disi të shkuar në moshë qëndrojnë mes qendrës dhe krijojnë një rreth të madh. Janë ish-minatorë që jo për nostalgji kujtojnë kohët kur dikur kishin një punë, ndonëse shumë të rëndë.

“Merrnim 7 mijë lekë të vjetra në muaj, ishte rrogë e mirë, mbaje veten dhe familjen”-tregon Sabri Peçi, një 50-vjeçar që nuk mundi kurrë të fitonte pensionin e parakohshëm të minatorit. Nuk kishte vitet e punës së mjaftueshme.

U dogj për pak, por zili për kolegët e tjerë që e kanë fituar nuk ka.

“Le ta hanë me zemër të mirë pensionin, ata që kanë punuar deri 30 vjet në minierë. Ishte punë e rëndë, 40 punëtorë kanë vdekur brenda galerive”-kujton ai.

Dikur qyteza ziente nga punëtorë që ishin banorë të Krrabës dhe shumë të tjerë që vinin me autobusa nga Tirana, apo zonat përreth.

“Kishte mbi 700 punëtorë në një turn”-kujton Hamzai për të mbështetur bisedën.

E kanë të vështirë tua shkëpusësh vëmendjen nga koha e mëparshme, kujtimet e rinisë, rritja e fëmijëve dhe shpresa e pasjes një pune stabël gjithnjë për ta lidhet me vitet e sistemit komunist.

Po kur pyetën se si ishte më mirë më parë apo tani, mendohen disi gjatë por edhe këtu ndahen, disa thonë më parë, të tjerë tani, dhe këtu nis debati mes këtyre njerëzve të qetë, pikërisht kur në mes futet politika.

Një i ri që mbyt kohën me muhabete lëshon një batutë duke u thënë; “e ju mendoni si komunistë”- qesh fort me veten e largohet me delirin se tha diçka të mençur, por të tjerë nuk e ndjekin as me ndonjë buzëqeshje.

Këtu dilema është e mbijetesës dhe mungesa e punës, rruga e rrënuar, mospasja e tokës i ka bërë të mendojnë se aty nuk jetohet.

Kush qe më i zoti iku në Tiranë ose në emigrim, të tjerë janë të dënuar të mbesin aty, jo nga mosdija, por pamundësia.

LO_4727

Ka ende shpresë

Nëse rruga nuk është fare e ditëve të sotme, qendra shëndetësore, shkolla e mesme dhe Njësia Administrative Krrabë mbesin godina të fisme.

Është investuar tek ta.

Diku në dalje të Krrabës dy magazina të mëdha janë përshtatur në ngritjen e fabrika këpucësh, ku gratë marrin 150 mijë lekë të vjetra në muaj, më mirë se pa gjë.

Ama kjo është e vetmja “industri” në këtë zonë. Përgjegjësi i ndihmës ekonomike Lorenc Isufi shprehet se janë 130 familje që marrin ndihmë ekonomike, që ndahet në formë pagese 1300 lekë për kryefamiljarin, 900 për bashkëshorten dhe nga 700 lekë fëmijët.

Kjo është shifra e përcaktuar, ku një familje me pesë anëtarë i bie pak më shumë se një thes miell në muaj.

“Personat duhet të aplikojnë online për të përfituar ndihmën ekonomike. Këtë të drejtë e ka çdokush që mendon se i takon, por në fund vendos Bashkia, ne si njësi vetëm administrojnë dokumentacionin”-thotë Isufi.

Për këtë të ri është gati privilegj që ka atë vend pune në administratën lokale.

Ngjitur me Njësinë Administrative ndodhet edhe qendra shëndetësore. Ka staf, urgjencë, mjekë dhe mami. Nëse do shihen për pasojat e minierës gjenden aty në regjistrat mjekësorë.

Sipas mjekes patologe nuk ka pacientë me sëmundje tipike profesionale si silikoza, por tek ish-punëtorët e minierës ka konstatuar probleme të rrugëve të frymëmarrjes, që u ka mbetur pikërisht për shkak të ndotjes nga tymi mbytës dhe era e rëndë që vinte nga nxjerrja e qymyrit, diku deri 1500 metra nëntokë.

Dhe si kudo në vend edhe këtu dyqanet ushqimore kanë një listë të gjatë të blloqeve me borxhlinj.

“Jam rreth 6 milionë lekë (të vjetra) borxh. Ushqimi nuk u mbahet, po sa lahet një detyrim vjen një tjetër. Ka vite që me para borxh punojmë. Në fillim mbaheshim më mirë, pasi sillnin para edhe nga emigrimi, por tani ka rënë shumë, kush ka qenë në Greqi është kthyer”-thotë Altini, teksa bën adetin duke na ftuar për një kafe.

Ishte diçka më ndryshe këtu e shtatë vite më parë, pasi përveç të ardhurave që vinin nga emigracioni, disa të rinj punonin në ndërtim në Tiranë, ndërsa aktualisht edhe ky sektor nuk po shkon më mbarë.

Për të mbërritur në Tiranë për rrugën vajtje-ardhje u nevojitet 140 lekë.

“Ka shumë raste kur dalim për punë krahu kryesisht tek ‘Ushtari i Panjohur’ dhe ‘Brryli’, por kthehemi pa asgjë, punë nuk ka”-thotë Arturi, 33-vjeçari që përveç vetes do të mendojë edhe për gruan dhe dy fëmijët e vegjël.

Dikur ishte miniera, punë e rëndë, por pa të ardhura nuk të linte.

Galeritë janë mbyllur që në vitin 2000 dhe nuk ka pasur asnjë tentativë për ta rihapur, kjo edhe për shkak se nuk nevojitet më qymyri si lëndë e parë për industrinë.

Krrabës i kthejmë krahët duke marrë të njëjtën rrugë nga mbërritëm, për të ndalur vetëm pak minuta para zonës ku dikur ishte galeria.

Gjithçka e shkretë, ngrehina që nuk do ngjallen më.

Në këtë galeri ka kaluar edhe Hamzai në vitin 1973, bashkë me mijëra punëtorë të tjerë që lanë djersën ndërsa disa fatkeq edhe jetën. /Sebi Alla-Revista Mapo



Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
Foto/ Shpërthen Majku: “E bëra të famshme atë k**vën!”

Foto/ Zbuloni se kujt do ja dedikojë këngën e re Majku

Opinion/ Saimir Kodra: videot që tranmsetojmë i denoncojnë qytetarët 

Kamera e fshehtë/ Një ministër bie në rrjetën e "Stop": Flet për emërimet në administratë

Foto/ “Shpërthen” Justin Bieber, organizon festë me 6 femra në dhomën e hotelit

Foto/ “Shpërthen” Justin Bieber, organizon festë me 6 femra në dhomën e hotelit
















TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com