Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazh/ Shqiptarët vazhdojnë ti martojnë vajzat në moshë të vogël

2016/05/21 at 2:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Reportazh/ Shqiptarët vazhdojnë ti martojnë vajzat në moshë të vogël

Nga Arben Muka


Martesat në moshë të hershme në rradhët e vajzave vijojnë të mbeten ende një problem shqetësues në Shqipëri. Elementë të traditës familjare me rrënjë nga prapambetja dhe vështirësitë ekonomike dhe sociale e mbajnë këtë rit prezent kryesisht në rradhët e komunitetit rom, por edhe në mjaft zona rurale e periferike në gjithë territorin e vendit.

Zhvendosjet masive të popullatës nga rajonet e varfëra dhe të pazhvilluara drejt qendrave urbane e kanë transferuar këtë fenomen edhe në qytete. Për ekspertët, dinamika e zhvillimet sociale, ekonomike dhe kulturore apo emigrimi nga Shqipëria për në vendet e tjera kanë ndikuar në zbutjen e treguesve, por gjithësesi evidentohen sërish raste kur vajzat e mitura martohen. Këta precendentë shkaktojnë efekte të tjera zinxhir: lidhje të dobta të çiftit, mungesën e koshiencës për planifikim familjar, rritjen e divorceve, moskujdes për fëmijët, rënien në rrethanat e varësisë së ndihmës sociale etj. etj.

Një nga organizatat joqeveritare që ka monitoruar nga afër këtë problem në dy vitet e fundit është Observatori për të Drejtat e Fëmijëve. Sipas aktivistëve të Observatorit, referuar të dhënave që janë mbledhur në terren gjatë 2016-s, konfirmohet përhapja e martesave edhe në zona urbane. Monitorimet në dy vitet e fundit kanë pasur si qëllim për të vrojtuar se si dhe sa martesat e hershme ndikojnë tek shëndeti, edukimi, gjendja ekonomike, sociale, trafikimi, dhuna, pavarësia.

Eridjona Kica nga Observatori, duke iu referuar të dhënave nga monitorimet, tregon për Deutsche Welle-n, se përqindja e fëmjëve të martuar në komunitetin rom është 9% e totalit të tyre. “Në krahasim me fëmijët e martuar dhe beqarë rom të shoqërisë shqiptare, mund të themi se 14.7% e fëmijëve beqarë në total janë fëmijë rom dhe 93.5% e fëmijëve të martuar në Shqipëri janë fëmijë rom. Shumë nga të intervistuarat vajza ishin martuar që në moshën 13 vjeçare dhe në moshën 17 vjeçare dhe shumica e djemve ishin martuar në moshën 17 vjeçare”.

Nuk mund të aplikohen gjoba për prindërit

Një nga shënjestrat e monitorimit ka qenë edhe Korça. Miranda Fejzo nga shoqata “Për mbrojtjen e të drejtave rome” në këtë qytet mendon, se pavarësisht një lloj ndryshimi në mentalitetin e komunitetit, martesat e hershme kryen. Sipas të dhënave që ka shoqata, nëse dy dekada më parë në shumicë dërmuese kryeshin martesat në moshën 13-14 vjeç, aktualisht mosha mesatare është rritur në rreth16 vjeç. Por ende në rradhët komunitetit ka raste kur kjo u ndodh dhe vajzave në moshën 12-13 vjeçare, thotë Fejzo për Deutsche Welle-n.

“Vetë ne si shoqatë, por dhe të tjera grupime joqeveritare nga rradhët e komunitetit rom, ashtu dhe nga strukturat shtetërore, duhet thënë se ka pasur fushata ndërgjegjësimi, janë bërë tryeza diskutimi me prindër dhe të rinj, për të nxjerrë në pah negativitetin e këtij fenomeni. Se një martesë e hershme, e pamenduar, sjell një sërë pasojash të tjera. Grindje e zënka në familje, divorce të shpejta, fëmijë të braktisur, të cilave po t’i shtosh dhe hallet ekonomike dhe sociale vetëm se e rëndojnë edhe më shumë jetën e këtyre njerëzve. Unë mendoj se vetëm ndërgjegjësimi, puna me njerëzit, shtëpi më shtëpi, jep efekt.

Nuk mund të aplikosh gjoba për prindërit. Në ato kushte ku jetohet, në mjerim ekonomik dhe pa strehim do të ishte fare pa vlerë aplikimi i një gjobe. Një metodë që e quajmë të dobishme është dhe tërheqja e vajzave në kurse të trajnimit profesional, në një përpjekje që ato të marrin një zanat, për t’i dhënë mundësi që të punojnë, të marrin të ardhura dhe pse jo, që të jenë dhe më të pavarura në familjet e tyre, për të mos pranuar zgjidhjet e problemeve me martesë në moshë të mitur.”

Albanien Roma

Arsimimi “ilaçi” më i mirë

Arben Kosturi, president i Unionit rom “Disutni Albania” po në qytetin e Korçës e shikon këtë dukuri të lidhur me arsimimin. Po nuk ndryshoi niveli arsimor për fëmijët dhe të rinjtë romë, martesat e hershme do të jenë prezente, shprehet Kosturi për Deutsche Welle-n.

“Arsimimi është në themel të situatës kritike për komunitetin rom. Pa shkollë i bie që të varesh tek lypja, tek pasiguria për jetën, që të afrohesh te veset e këqia që në moshë të njomë. Shpesh në takimet që bëjmë me të rinjtë ne e themi hapur se martesat e hershme janë zgjidhja më e gabuar, është si të pranosh që një ‘fëmijë të lindë fëmijë’. Ka dalë problemi i regjistrimit në gjendjen civile të të sapolindurve, në rastet ekstreme kur kanë humbur jetën na janë dashur dhe 3-4 ditë që të arrijmë të marrin certifikatë vdekjeje. Kemi zhvilluar fushata ndërgjegjësimi duke folur me njerëzit, por dhe duke shpërndarë fletëpalosje. Edhe në një program televiziv që kemi përgatitur prej disa vitesh tema e martesave të hershme është trajtuar disa herë.”

Fenomeni në rajonet rurale e periferike

Drejtoresha e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve, Elma Tërshana, sjell realitetin jashtë komunitetit rom në zona periferike, suburbane dhe rurale. Informacionin ne e kemi mbledhur në bashkëpunim dhe me njësitë e qeverisjes vendore, policinë, spitalet, gjykatat, thotë Tërshana për Deutsche Welle-n.

“Disa nga gjetjet kryesore të studimit të martesave të hershme në zonat rurale dhe periferike janë: grupmosha dominante kur ishin martuar të anketuarat ishte 16- 17 vjeç; mosha kur kishin sjellë në jetë fëmijën e parë në Korçë ishte 17 apo 18 vjeç; po në këtë qytet diferenca e moshës bashkëshortore varionte nga 2 deri në 10 vjet. Krahasimi i nivelit arsimor të prindërve me atë të intervistuarave tregoi një korrelacion domethënës. Të intervistuarat kishin një rritje shumë të vogël të numrit të viteve të kaluara në arsim në krahasim me prindërit. Niveli i edukimit i të intervistuarave përputhej me atë të prindërve të tyre. Gratë që ishin martuar herët nuk ktheheshin në shkollë pas lindjes në 84% të rasteve në Korçë dhe në 88% të rasteve në Vlorë”.

Tërshana shton se Observatori nuk është mjaftuar vetëm me monitorimin dhe analizën e gjetjeve, por është investuar në lobim me institucionet publike të linjës Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për të sinkronizuar veprimtari sensibilizuese që e parandalojnë fenomenin, sikundër dhe shtimin e kujdesit për përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetet në nevojë, për arsimimin e fëmijëve, për punësimin e prindërve të tyre, strehimin etj.

*Marrë nga Deutsch Welle



Ju sugjerojmë

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

22 Maj, 2025 10:42 pm
Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
-U tha në Opinion

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

22 Maj, 2025 10:38 pm
Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
-U tha në Opinion

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

22 Maj, 2025 10:16 pm
Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
-U tha në Opinion

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

22 Maj, 2025 10:06 pm
Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë
-U tha në Opinion

Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë

22 Maj, 2025 9:43 pm
Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë
-U tha në Opinion

Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë

22 Maj, 2025 9:24 pm
Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë
-U tha në Opinion

Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë

22 Maj, 2025 9:17 pm
“Dhëmbë për dhëmbë në zgjedhjet e 2025”, Këlliçi: Dy duar për një kokë, mandatin e katërt nuk ua falim…
Politikë

A duhet të dorëhiqet Berisha? Belind Këlliçi i shmanget pyetjes

22 Maj, 2025 9:13 pm
Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra
-U tha në Opinion

Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra

22 Maj, 2025 9:12 pm
Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale
Bota

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

22 Maj, 2025 9:05 pm
Para
“Baroni” dy muaj në përgjim, s’u gjetën prova për arrest

Ja sa lekë ka deklaruar, ish-zyrtari i Transportit, Baroni i drogës Balili

Pajisja përgjuese/ Nishani: Qeveria ta dorëzojë bashkë me dokumentat

Përgjimi/Çfarë i tha Nishanit ambasadori italian?

Kush është Brigada e Kuqe që kërcënoi Ministrin Tahiri?

Ja e vërteta e përgjuesit të gjetur në zyrën e Saimir Tahirit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një akuzë sa i takon votës së diasporës. Në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
22 Maj, 2025

Në intervistën në “Opinion” në Tv Klan, në një analizë për Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11  majit, kryetari i Partisë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” në Tv Klan, ku foli lidhur...

Lexo më shumë

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
22 Maj, 2025

Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në intervistën për emisionin Opinion në Tv Klan, kryetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com