Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazh nga ish-Kampi i Tepelenës/ Dhimbja nga kampi qe vrau foshnjat!

2018/11/03 at 1:49 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Reportazh nga ish-Kampi i Tepelenës/ Dhimbja nga kampi qe vrau foshnjat!

Kampi ndodhet në të hyrë të qytetit, nga pjesa veriore nën këmbët e kalasë. Sot është i rrënuar, dhe godinat s’të thonë asgjë.


Në mes të sheshit prej dy apo më shumë hektarësh është ngritur një parcelë ku hareshëm nxjerrin krye disa fidanë selvish, të cilat mbillen nga ai që dëshiron të lërë diçka në kujtim të viktimave të terrorit. Trishtimi të mbyt sapo sheh ato ndërtesa, të cilat u shndërruan në makineri të vdekjes.

Gjithkund male! Për të dënuarit kampi ishte ngritur të ofronte vetëm vuajtje. Kryesisht vinin nga veriu, dhe nuk ka një statistikë të saktë se sa ka qenë numri i të dënuarve atje. Në atë kohë Tepelena nuk ishte më shumë se 1 mijë banorë, ndërsa në kamp vetëm për ata që është mbajtur një evidencë ishin rreth 3200 të internuar, ndërsa mendohet që numri të ketë tejkaluar shifrën e pesë mijë personave.

Shihet qartë se kampi e kishte mundur qytetin, i cili nuk kishe resurse që t’i mbante. Të dënuarit ishin kryesisht gra, fëmijë dhe pleq nga zonat veriore: Shkodër dhe Mirditë. Këta të fundit, u sollën me shumicë pas vrasjes së Bardhok Bibës, për të cilin ai regjim burracak nuk u mjaftua vetëm me masakrën atje, por u hakmor dhe ndaj foshnjave të djepit.

Tepelena ishte shumë larg nga Mirdita, apo nga Shkodra në atë kohë. Rrëfenjat janë të panumërta. Për shembull, tregonin se shumë të dënuar edhe pasi mbaronin dënimin qëndronin për gati një vit tjetër në kamp, ose në rrethinat e Tepelenës, sepse nuk kishin mundësi transporti. Të tjerë që merrnin guximin e largoheshin në këmbë, gjendeshin të vdekur maleve ose ferrave. Trupi i drobitur nuk e përballonte dot lodhjen

Mjaftonte dhe një grip i thjeshtë që foshnjet, kryesisht, të humbnin jetën. Ushqimi përbëhej nga një supë, e cila më shumë kishte insekte, apo dhe krimba në fund të pjatës. Ndërsa rojet e kampit talleshin duke i kujtuar se partia ishte kujdesur që mos t’u mungonte mishi në menynë e ditës.

Godinat ishin organizuar në një mënyrë të tillë ku çdo i burgosur të mos kishte më shumë se 10 cm gjerësi për të fjetur, dhe kjo në çimenton e ftohtë. Pak më andej, në fshatin Turan, gjendja ishte dhe më tronditëse. Në baraka të internuarit flinin mbi njëri-tjetrin, si stivë drushë. Ata që kanë mbijetuar tregojnë se shumë herë e kishin të vështirë të ngriheshin në mëngjes për shkak se muskujt ishin kontraktuar, dhe kockat ishin dërrmuar.

Higjiena pastaj ishte një tjetër kalvar i mundimshëm. E vetmja mënyrë për t’u larë ishte një tip dushi i improvizuar në mes të kampit, me ujin e ftohtë akull ku ishin të detyruar të lanin foshnjet nga 0-5 vjeç. Në një ambient ku të priste era e Vjosës, pasi kampi ndodhet përballë luginës që përshkrohet nga lumi. Që të ngrohje ujë duhej të merrje leje me shkrim nga komandanti i kampit, gjë që ishte një mision i pamundur.

Jo në pak raste kur zgjoheshin në mëngjes i gjenin fëmijët pa jetë, por edhe pleqtë. Ky ishte kthyer në një ritual të zakonshëm. Për varrosjen e tyre ishte menduar me djallëzi. Dërgoheshin në afërsi të Vjosës, me qëllim që të dekompozoheshin shpejt dhe rrjedha e lumit të zhdukte përfundimisht eshtrat. Për ceremonial s’bëhej fjalë. Thjesht foshnjat pa jetë hidheshin jashtë telave me gjemba, ku më pas merrej varrmihësi me to.

Për këtë punë ishte ngarkuar i ndjeri Reshit Mulleti, djali i ish-prefektit Qazim Mulleti, i cili ka dëshmuar se mund të ketë varrosur rreth 200 trupa foshnjash, nën shoqërinë e një prej ushtarëve të armatosur që e shoqëronte. E megjithatë, numri mendohet të jetë dhe më i madh. Shumë kanë vdekur edhe gjatë transportit dhe nuk janë regjistruar kurrë.

Dëshmi: “Të burgosurit i sillte një makinë e ushtrisë, e mbyllur nga jashtë. Ngaqë kishte mungesë mjetesh, të burgosurit viheshin stive. Kur u hap dera e makinës shumë prej tyre binin si thasë, ngaqë ishin të mpirë. Më kujtohet një grua e re, e cila sapo doli filloi të kërkojë dy fëmijët e saj në emër. Por rezultoi se ata ishin në fund të dyshemesë të asfiksuar. Kur i pa ashtu ajo u çmend. Rojat nuk pyetën shumë, por e nxorën mbrapa kampit dhe i futën plumbin kokës. E kush u mor për t’i regjistruar emrat, apo gjeneralitetet. Shumë prej nesh vinin pa asnjë dokument me vete, ose me rrobat siç kishim qenë në shtëpi”.

Situatën do e zbulonte një mision humanitar i UNRRA diku në fillim të viteve ’50-të, e cila aso kohe e shtroi dhe në OKB për diskutim, e cila do dënonte modelin sovjetik të kampeve që ishin ngritur në lindje, ku rasti i Tepelenës ishte më tronditësi. Kjo më pas do sillte dhe mbylljen me urgjencë të kampit, për arsye se situata e vdekjeve s’po mund të menaxhohej më. Por katër vitet e ferrit kishin kaluar jo pa pasoja tek ata që i vuajtën. Për vite ata vuajtën nga infeksione të lekurës, apo sëmundje të tjera të aparatit tretës, apo dhe humbën jetën në shtëpitë e tyre, apo në kampet e tjera ku u transferuan.

Kjo ishte vetëm një copëz e vogël e ferrit që kanë kaluar ata njerëz. Nuk u fol për torturat që u bëheshin njerëzit, nga rojet e kampit, ku jo pak liheshin të lidhur me ditë të tëra nëpër shtylla të ngritura për këtë qëllim. Kampi në fjalë mund të quhet pa frikë një “Aushvic” i Shqipërisë, për nga numri i vdekjeve atje.

Diktatura nuk mbajti asnjëherë një regjistër, por ama janë ata që e kanë vuajtur, apo kanë humbur të afërmit që e dinë fort mirë se çfarë ka ndodhur atje. Përkundër thënieve të ndonjë shërbëtori të diktaturës, që është munduar ta paraqesë si “një kamp pushimi”, ose të nostalgjikëve që kërkojnë të “mos njolloset Tepelena”, ai vend duhet medoemos të kthehet në një vend të memories tonë historike.

Një vend pelegrinazhi për brezat, me qëllim që historia të mos përsëritet, sepse askush nuk duhet të përjetojë atë që përjetuan ata njerëz. Kampi i Tepelenës ishte fytyra e atij regjimi, nuk ishte “kamp pushimi” dhe nuk e ngritën as tepelenasit, as tiranasit që duhet të njollosen. E ngriti një regjim që në fokus të tij s’kishte asgjë njerëzore perveç urrejtjes dhe mizorisë për popullin e tij!/ Nga Armand Maho

Etiketa: Ish-kampi i Tepelenesreportazh


Ju sugjerojmë

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, qeveria shpërblen policët, zjarrfikësit dhe efektivët e FA

2 Shtator, 2025 6:51 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimin e PD të enjten

2 Shtator, 2025 2:32 pm
Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
Aktualitet

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

2 Shtator, 2025 1:35 pm
Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit
Aktualitet

Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit

2 Shtator, 2025 12:09 pm
Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti
Aktualitet

Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti

2 Shtator, 2025 11:33 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij, nën hetim nga prokuroria, akuzat

2 Shtator, 2025 10:42 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksidenti në Vlorë/ Pas shoferit, ndërron jetë edhe pasagjeri i kamionçinës

2 Shtator, 2025 9:40 am
Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, e marta shpallet ditë zie kombëtare

2 Shtator, 2025 9:20 am
Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve
Aktualitet

Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

2 Shtator, 2025 9:00 am
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

2 Shtator, 2025 8:26 am
Para
Sa herë ishin takuar princi Charles dhe Diana para dasmës, do të habiteni

Sa herë ishin takuar princi Charles dhe Diana para dasmës, do të habiteni

Zbardhen bisedat në whatsapp/ Martinaj-grupit: “Hajdeni te dyqani i Redit”

Zbardhen bisedat në whatsapp/ Martinaj-grupit: "Hajdeni te dyqani i Redit"

Shkodër, arrestohet burri pasi kanosi bashkëshorten me armë zjarri

Shkodër, arrestohet burri pasi kanosi bashkëshorten me armë zjarri
















TE FUNDIT

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë
2 Shtator, 2025

Gjatë takimit në  Pekin, presidenti rus, Vladimit Putin i ka kërkuar kryeministrit sllovak, Robert Fico që të pezullojë furnizimet me...

Lexo më shumë

Zjarret në vend, qeveria shpërblen policët, zjarrfikësit dhe efektivët e FA

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
2 Shtator, 2025

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore të efektivëve të...

Lexo më shumë

Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën

Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën
2 Shtator, 2025

Ishte 2 shtatori 2015, kur trupi i Alan Kurdit, i veshur me një bluzë të kuqe dhe pantallona të shkurtra...

Lexo më shumë

Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë

Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë
2 Shtator, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç janë takuar sot në Pekin, aty ku të dy ndodhen me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com