Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazh/ Në familjen Bicaku, ku varfëria sfidon luftën për mbijetesë 

2017/11/09 at 9:09 PM
në -U tha në Opinion, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Reportazh/ Në familjen Bicaku, ku varfëria sfidon luftën për mbijetesë 

Elena Lika


Në fshatin Thanasaj të Komunës Dushk në Lushnje, jeton në varfëri të tejskajshme familja e Dritan Bicakut. Për shkak të problemeve shëndetesore të shumta, askush në këtë familje nuk është vlerësuar si i aftë për punësim. Për 7 anëtarët e familjes Bicaku, ushqimi dhe nevojat e tjera bazike sigurohen me të ardhura minimale.

Nënë Qamilja  është rreth të 60-ave, por për shkak të jetës së vështirë dhe sëmundjeve, duket sikur mban mbi shpinë shumë më shumë vite. Ajo e ka humbur shikimin 7 vite më parë, menjëherë pas vdekjes së bashkëshortit. Nënë Qamilja dëshiron shumë t’i kthehet shikimi një ditë, por dëshira e saj më e madhe nuk është kjo. Edhe pse në gjendje aspak të mirë shëndetsore, nënë Qamilja thotë se për të, është më e rëndësishme shëndeti i djalit të saj Dritanit, dhe nipit Gafurr.

Dritani është 33 vjeç. Si kryefamiljar, ai ndjen përgjegjësinë t’i sigurojë familjes të tij të paktën minimumin e nevojshëm, por në vend të një vendi pune, ai përballet me paragjykime. Dritani gjithashtu vuan nga një sërë sëmundjesh që prekin aparatin tretës, megjithatë ai vazhdimisht është përpjekur të gjejë një punë. Askush nuk e punësonte Dritanin për shkak të shtait të tij, deri natën e mbrëmshme ku në numrin e lënë në dispozicion për ndihma nga Opinion, erdhi një mesazh nga Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës për të punësuar Dritanin.

Behije Bicaku është 38 vjeç. Ajo vuan nga disa shqetësime të shëndetit mendor, dhe të qenurit nënë e 4 fëmijëve, ia ka bërë edhe asaj të pamundur punësimin. Behija i është përkushtuar tërësisht rritjes së fëmijëve, sidomos Gafurrit, djalit 1 vjeçar i cili është gjithashtu i sëmurë.

Nga të dy prindërit e Behijes jeton vetëm nëna, por ajo ka edhe 4 motra dhe 3 vëllezër të tjerë në Durrës. Edhe pse ka një familje të madhe, duket se ata e kanë lënë në harresë motrën e tyre të cilët Dritani, i justifikon me faktin që “kanë edhe ata problemet e veta si cdo familje”.

Kur mbërritëm në shtëpinë e familjes Bicaku, të parat që na pritën ishin tre vajzat: Selda, Esmeralda dhe Anxhela. Edhe pse të veshura keq dhe gjithë drojë, buzëqeshja në fytyrë dhe shkëlqimi në sy nuk u mungonte.

Selda është 8 vjeç, Esmeralda sapo ka mbushur 6, ndërsa Anxhela është 4 vjec. Selda është e vetmja nga vajzat që shkon në shkollë. Ëndrra e saj, në ndryshim nga bashkëmoshatarët, është mjaft modeste. Kur të rritet, Selda dëshiron të bëhet shitëse.

Edhe pse është familja më e varfër në fshatin Thanasaj, Seldës sërish i duhet t’i blejë librat.  Njësoj si prindërit e tyre, edhe tre vajzat duan një shtëpi ku të mund të jetojnë më mirë, ose sipas fjalëve të Seldës: “një shtëpi të bukur e të ngrohtë”.

Familja Bicaku jeton me vetëm 23000 leke në muaj, para këto që vijnë nga pensioni i nënë Qamiles dhe asistenca që merr Dritani dhe e shoqja Behije të mbledhura bashkë .

Cdo ditë në familjen Bicaku është një luftë e vazhdueshme për mbijetesë; një luftë për të vendosur ushqim në tavolinë për 4 fëmijët, një luftë për të siguruar ilace për nënë Qamilen, dhe një luftë e Dritanit dhe Behijes me paragjykimet nga  banorë të tjerë të fshatit. Kësaj familjeje i mungojnë shumë gjëra, por për të gjithë ata më e rëndësishmja është që banesa e tyre të bëhet më e jetueshme, që netët e ftohta të dimrit të përballohen më lehtë. Banesa e familjes Bicaku është një shtepi përdhese 90m2, së bashku me truallin që e rrethon.

Problemi kryesor është mungesa e ujit të pijshëm, të cilin vetë nënë Qamilja e mban mbi supe me kova dhe e sjell në shtëpi. Familja Bicaku jeton në një shtëpi ku dyshemeja është e pashtruar, dhe në dimër, i gjithë shiu dhe i ftohti hyjnë brenda për shkak të mureve dhe çatisë së dobët. Në ato momente, i vetmi ngushëllim duket se është një sobë me drru që mbledh të gjithë familjen rreth saj.

Në fshatin Thanasaj qendra shëndetsore hapet vetëm një orë në javë. Dritanit i duhet të ecë një orë deri në Cermë për të blerë ilaçe. Në raste urgjencash shëndetsore,  ata duhet të lajmërojnë një taksi që t’i çojë në spitalin e Lushnjës.

Natën e mbrëmshme gjatë transmetimit live të emisionit Opinion, erdhën një pafundësi mesazhesh që ofronin ndihma për këtë familje. Oriela Cano, drejtore e PR dhe Marketingut në Spitalin Amerikan, tha se spitali do t’i ofrojë të gjithë familjes shërmbimim mjeksor që u nevojitet: një vizitë për sytë e nënë Qamiles, kujdesi për katër fëmijët dhe full check up për Dritanin dhe Behijen. Dhe në fakt, kjo nuk është hera e parë që ky spital përfshihet në nisma të tilla sociale.

Forma të tjera ndihmash u ofruan gjithashtu të cilat do të menaxhohen nga Fundjavë Ndryshe.

 

  

 

  

Etiketa: Dritan Bicakuelena likaFamilja BicakuNena Qamilja


Ju sugjerojmë

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr
Life Style

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr

7 Nëntor, 2025 9:32 am
Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari
Kronikë

Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

7 Nëntor, 2025 9:29 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 nëntor 2025

7 Nëntor, 2025 8:26 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 7 nëntor 2025

7 Nëntor, 2025 7:25 am
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

6 Nëntor, 2025 10:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

6 Nëntor, 2025 10:53 pm
Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
Politikë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

6 Nëntor, 2025 10:21 pm
Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
-U tha në Opinion

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

6 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi
-U tha në Opinion

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi

6 Nëntor, 2025 9:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi

6 Nëntor, 2025 9:27 pm
Para
Zykaj: BE pret arrestime në fillim të vitit

Zykaj: BE pret arrestime në fillim të vitit

Video/Shkullaku: Me një leje ndërtimi Rama mbylli emisionin që fliste kundër tij 

Video/Shkullaku: Me një leje ndërtimi Rama mbylli emisionin që fliste kundër tij 

Si dështoi tentativa e prokurorit Hajdarmataj për të arrestuar Tahirin një vit më parë? Ja rrëfimi i gazetarit Hoxha

Artan Hoxha tregon çfarë ka ndodhur me vrasësit e Artan Santos
















TE FUNDIT

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr
7 Nëntor, 2025

Një burrë zbuloi shufra ari dhe monedha me vlerë rreth 700,000 euro ndërsa po gërmonte në oborrin e tij për...

Lexo më shumë

Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari
7 Nëntor, 2025

Një pjesëtar i një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt vendeve të Europës është...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 7 nëntor 2025

7 Nëntor, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh...

Lexo më shumë

Horoskopi, 7 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
7 Nëntor, 2025

Dashi Çështjet që kanë të bëjnë me romancën mund të të zenë pjesën kryesore të ditës. Vendimi varet nga ju....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com