Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

REPORTAZH/ Ja çfarë po ndodh me refugjatët në kufirin grek e maqedonas

2016/02/06 at 2:48 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
REPORTAZH/ Ja çfarë po ndodh me refugjatët në kufirin grek e maqedonas

Mbi 60.000 refugjatë kanë ardhur vetëm këtë vit në Evropë. Por në itinerarin ballkanik ata i pengojnë gjithnjë e më shumë. Një pikë karburanti në Greqi është kthyer në simbol, informon Nemanja Rujevic.

Reham Amairy mund të numërojë shumë gjatë, prej kujt ka marrë arratinë javët e fundit: prej milicëve terroristë të Shtetit Islamik, prej grupeve të ndryshme të kryengritësve, prej regjimit sirian.

Të gjithë ata janë kundër njerëzve normalë, thotë palestinezja 23 vjeçare, e cila ka mbledhur shumë përvoja si refugjate. Ajo është rritur në Jarmuk, në periferinë jugore të Damaskut, në një kamp palestinez dhe tregon për një natë të tmerrshme në det të hapur, kur barka e vogël e saj desh u gëlltit nga Egjeu. Por tani Rehami përpiqet të shpëtojë nga era e akullt e Ballkanit. “Gjendja këtu është mizerabël, është tepër ftohtë”, thotë ajo. “Kemi tri ditë që presim dhe flemë në autobusë”.

Lufta për supën

Këtu – fjala është për pikën tashmë famëkeqe të karburantit Polykastro, ose më mirë: në afërsi të qytetit të vogël grek, në Autostradën Evropiane 75, rreth 20 km larg kufirit greko-maqedonas. Në zonën e shërbimit autobusët kanë zënë radhën njëri pas tjetrit. Janë mbi 80 të tillë, që është e barabartë me një numër njerëzish prej 4000 refugjatësh. Nga Athina refugjatët i sjellin pa pushim këtu, megjithëse policët maqedonas e bllokojnë herë pas here rrugën.

Një zjarr kundër të ftohtit

Qeveria e Shkupit jep herë pas here deklarata, se pse bllokohet kaq shpesh kufiri. Njëherë thuhet se ka një defekt hekurudha në Slloveni. Njëherë protestojnë duke bllokuar rrugën shoferët maqedonas të taksive, sepse refugjatët tani nuk përdorin më taksi por kryesisht autobusë dhe trena, për të kaluar nëpër Maqedoni.

25 vjeçari Jakob ka ardhur nga Lajpcigu, për të ndihmuar këtu në zonën e shërbimit rreth pikës së karburantit. “Dëgjova se këtu organet shtetërore dhe NGO-të nuk arrijnë të bëjnë shumë punë. Dhe nga ana tjetër doja të shikoja se çfarë ndodh vërtet këtu.” Jakobi në qytetin e tij bën pjesë në të ashtuquajturën skenë të anarkistëve, por tregon duke qeshur se jo të gjithë këtu janë patjetër anarkistë. Nga vetura e tyre e vjetër, ndihmësa si ai nga Hollanda, Zvicra dhe Zelanda e Re dhurojnë supë të gatuar vetë, në filxhanë plastikë. Qindra refugjatë qendrojnë të disiplinuar në radhë. Ndihmësve iu desh të harxhonin shumë nerva dhe kohë, deri sa pronarja e pikës së karburantit lejoi që refugjatët të furnizohen me gjellë të ngrohta në territorin e saj. Me shpejtësi ajo nga ana e saj punësoi ndihmës të shumtë, të cilët përpiqen të plotësojnë kërkesat e refugjatëve, për suvlaki me mish pule dhe për ëmbëlsira.

Biznesi me refugjatët

Jashtë janë ndezur dhjetëra zjarre për t’u ngrohur, të cilat fëmijët e entuziuazmuar i ushqejnë pa pushim me degë. Djemtë luajnë futboll dhe volejboll, disa kërkojnë të mbrohen nga era e akullt në vendet e bagazhit të autobusëve. Dy burra shtrojnë një batanije dhe heqin këpucët, për t’u falur. Itinerari ballkanik mëson se krijohet shpejt një rutinë, kudo ku refugjatët mbërrijnë me mijëra vetë.

Por “shumë nga këta njerëz nuk e dinë se nuk do të lejohen të kalojnë në kufi, po nuk qenë sirianë, irakianë apo afganë,” thotë ndihmësi Jakob. Të tjerët shihen si migrantë ekonomikë. Veç kësaj, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe Austria sipas informacioneve ranë dakord të mërkurën në Shkup që të lejojnë të kalojnë vetëm “refugjatë me dokumenta udhëtimi të vlefshme”. Mbeti e paqartë nëse kjo i përjashton të gjithë ata që nuk kanë më pasaportë.

Reham Amairy ka një pasaportë siriane, dhe dëshirën e hekurt, që të shkojë në Hamburg, ku ka shkuar më parë i vëllai. Në Hamburg ajo dëshiron të studiojë letërsi angleze. Ose të bëhet infermiere. Edhe këtë e përfytyron. /Deuche welle/

0,,19028108_403,000,,19028109_403,000,,19028111_403,00

Ju sugjerojmë

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi
Bota

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi

26 Qershor, 2025 6:59 pm
Mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia
Aktualitet

Mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia

26 Qershor, 2025 6:44 pm
Mungoi për 6 muaj në parlament, Rama shkon pak minuta në seancë
Kryesore

Mungoi për 6 muaj në parlament, Rama shkon pak minuta në seancë

26 Qershor, 2025 6:38 pm
Energjia dhe turizmi, dy pikat e cenuara të Ballkanit nga kriza në Lindjen e Mesme
Rajoni

Energjia dhe turizmi, dy pikat e cenuara të Ballkanit nga kriza në Lindjen e Mesme

26 Qershor, 2025 6:26 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve

26 Qershor, 2025 6:12 pm
Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës
Sport

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

26 Qershor, 2025 6:08 pm
Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë
Rajoni

Analiza e REL: Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër

26 Qershor, 2025 6:06 pm
FOTO/ Kim Jong Un ulet me pije dhe një cigare, gjeneralët rrëshqasin në pishinë
Bota

FOTO/ Kim Jong Un ulet me pije dhe një cigare, gjeneralët rrëshqasin në pishinë

26 Qershor, 2025 6:01 pm
Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila: Doktor, më janë shtuar mbështetësit
Aktualitet

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila: Doktor, më janë shtuar mbështetësit

26 Qershor, 2025 5:45 pm
Iran/Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me agjencinë bërthamore…
Bota

Iran/Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me agjencinë bërthamore…

26 Qershor, 2025 5:25 pm
Para
Enca nuk e heq grimin as në shtrat

Enca nuk e heq grimin as në shtrat

Ja si e uron Turi, Orindën për ditëlindje

Ja si e uron Turi, Orindën për ditëlindje

Ndërron jetë astronauti Edgar Mitchell, njeriu i 6 në Hënë

Ndërron jetë astronauti Edgar Mitchell, njeriu i 6 në Hënë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi
26 Qershor, 2025

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të enjten se ka dërguar ngarkesën e parë me ndihma mjekësore në Gazë që...

Lexo më shumë

Mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia

Mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia
26 Qershor, 2025

Një tjetër anije me 15 emigrantë të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Itali ka mbërritur këtë të...

Lexo më shumë

Mungoi për 6 muaj në parlament, Rama shkon pak minuta në seancë

Mungoi për 6 muaj në parlament, Rama shkon pak minuta në seancë
26 Qershor, 2025

Votimi i p/ligjeve dhe disa mungesa nga radhët e partisë së tij detyroi kryeministrin Edi Rama që të ishte prezentë...

Lexo më shumë

Energjia dhe turizmi, dy pikat e cenuara të Ballkanit nga kriza në Lindjen e Mesme

Energjia dhe turizmi, dy pikat e cenuara të Ballkanit nga kriza në Lindjen e Mesme
26 Qershor, 2025

Pasojat ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor nga konflikti në Lindjen e Mesme janë indirekte dhe të kufizuara, sipas të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com