Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazh i kohës së Luftës. Shtëpitë e heshtura të të vdekurve në Kosovë

2016/03/06 at 10:49 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Reportazh i kohës së Luftës. Shtëpitë e heshtura të të vdekurve në Kosovë

Nga Marie Colvin


Mars-Maj 1998 – E tëra që kuptonte 11-vjeçarja Besarta Jashari ishte se predhat artilerike nuk po e godisnin më shtëpinë e saj. Tashmë sa orë, zhurma kishte qenë e padurueshme. Derisa ajo shtrëngohej përfundi sofrës, të cilën nëna e saj e përdorte për ta përgatitur bukën, tavani kishte rënë dhe muret dukej se eksplodonin. Tani ishte heshtja ajo që e tmerronte. Duke u ngulfatur nga tymi dhe pluhuri, ajo bërtiti duke e kërkuar nënën.

Duke qarë derisa po zvarritej nëpër gërmadha, ajo gjeti motrat e saj, Lirien dhjetëvjeçare, Fatimen tetëvjeçare dhe shtatëvjeçaren Blerina. Ajo u mundua t’i zgjonte dhe u mbulua me gjak deri kur e pa se ato kishin vdekur. Pastaj Besarta pa vëllezërit e saj: Selvetin (20), Afetin (17), Besimin (14) dhe Blerimin (12). Ata gjithnjë i ishin dukur aq të fuqishëm. Tani, të gjithë ishin të vdekur. Në fund, atje ishte nëna e saj, Feridja me flokët e shndërritshme të zeza dhe zërin që gjithnjë e dispononte Besartën. Ajo qëndronte e shtrirë në tokë dhe kurrë më nuk do të përgjigjej në thirrjen “nënë” të së bijës.

Besarta kaloi nëpër një vrimë në mur dhe vrapoi përreth shtëpisë, duke bërtitur “Dikush – a është dikush ende gjallë?”. Kur askush nuk iu përgjigj, ajo u kthye nën sofër. Pushimi midis granatimeve kishte qenë tejet i shkurtër. Besarta do të kalonte tërë natën dhe ditën e vetme, me familjen e vdekur rreth saj, derisa raketat serbe binin një nga një, duke u përplasur në shtëpinë me kulmin e kuq, që dikush kishte qenë shtëpia e saj. Besarta, një nxënëse e mirë dhe e lumtur, ishte e mbijetuara e vetme e një sulmi, i cili tani mund të shpaloset si asgjë më pak sesa një masakër e kalkuluar dhe gjakftohtë.

Shtëpia në Prekaz, fshatin me peisazhin pastoral, midis arave të punuara me mjeshtri kodrave në afërsi, i kishte strehuar 22 anëtarë të familjeve të dy vëllezërve, Hamëz Jasharit, babait të Besartes dhe Adem Jasharit, axhës së saj – shqiptarë të Kosovës, provincës më jugore të asaj që ka mbetur nga Jugosllavia e drejtuar prej serbëve. Vdekjet e tyre nuk ishin aksident i luftës. Unë e kam përmbledhur tmerrin e javës së kaluar nga ajo që Besarta – që tani po fshihet në qytezën e afërme të Skenderajit – u kishte thënë të afërmve, që arritën të iknin nga shtëpitë tjera në Prekaz. Unë i pashë vrimat nëpër kulmet dhe muret e tri shtëpive të Jasharajve në kompleks – një shtëpi e gjyshërve të Besartas dhe shtëpitë e Hamzës e Ademit – si dhe gropëzat e lëna nga mitralozët e përdorur në një distancë të afërm në mure. Në oborrin e përbaltur shiheshin të shpërndara gjësendet e familjarëve që dikur jetonin këtu: një çantë djemsh; kartolina nga të afërmit në Gjermani dhe një antenë satelitore, që ishte bërë shoshë nga fishekët. Koni dhe bishti i dy raketave mund të shiheshin midis gërmadhash.

Dje, e tëra që lëvizte në kompleks, që dikur vlonte nga fëmijët, ishin dy lopë dhe një numër pulash, që po kërkonin nëpër gërmadha. Në anën tjetër të rrugës së përbaltur që kalon para kompleksit ishin 51 varre të reja. Atje ishte vendi i prehjes së Jasharajve që jetonin në shtëpi, katër të afërmve që u vranë në afërsi dhe fqinjve që ia penguin rrugën forcave serbe.

Nuk ka dyshim se vëllezërit Jashari ishin të lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, një forcë militante që u shfaq nëntorin e kaluar, e përkushtuar të luftojë për interesat e shqiptarëve, që përbëjnë 90 për qind të popullatës së Kosovës. Ata e kishin humbur durimin nga politikat e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo lidhje përkrah rezistencën pasive ndaj taktikave brutale të Slobodan Milosheviqit, presidentit nacionalist serb të Jugosllavisë, i cili e revokoi statusin autonom të provincës rreth dhjetë vjet më parë. Megjithatë, kjo nuk kishte të bëjë me vrasjen e terroristëve të dyshimtë gjatë një përleshjeje të armatosur dhe as me pritën e kriminelëve. Ishte sulm ushtarak mbi tri shtëpi familjare pa paralajmërim: mbi burrat, gratë dhe fëmijët, që ndodheshin në gjumë.

Ofensiva serbe mbi luginën e Drenicës, një rajon i fshatrave që paraqesin bastion të rezistencës shqiptare, kishte filluar më 28 shkurt, një ditë pasi që katër policë serbë u vranë në një pritë, derisa po ndiqnin gueriljet e UÇK-së. Pastaj, ata përgatitën sulmin mbi Prekazin, ku Jasharët ishin familja kryesore. Jetish Durmishi, shofer autobusi, mësoi për rrezikun kur një mik i telefonoi nga shtëpia e tij në afërsi të stacionit lokal policor në Mitrovicë, me paralajmërimin se një konvoj me autobusë përplot me policë serbë ishte nisur në drejtim të Prekazit. Durmishi iku në male, duke e lënë familjen pas; në të kaluarën serbët kishin marrë në cak vetëm burrat. Ai e pa se çfarë ndodhi nga malet mbi kompleksin e Jasharajve.

“Brenda disa minutash, dukej, policia erdhi dhe fshati u rrethua nga një kordon i serbëve”, thotë Durmishi. “Ata po qëndronin përgjatë rrugës dhe kordoni i tyre mbërrinte deri në mal”. Të shtënat artilerike filluan në orën gjashtë të mëngjesit, nga një bazë serbe mbi Prekazin. Nuk pati paralajmërim. Të parët që u vranë ishin Agat, anëtarët e një familjeje rome, që u përfshinë nga paniku dhe tentuan të ikin nga shtëpia e tyre. Nëna, një djalosh i vogël dhe një vajzë u qëlluan për vdekje në oborrin e tyre. Viktima tjetër ishte Nazmi Jashari, që kishte një kiosk në Prekaz, ku shiste cigare dhe gjëra të ndryshme dhe jetonte përballë kompleksit kryesor të familjes. Ai u mundua që ta bartte nënën e tij të moshuar, Nailen nga dera e pasme dhe u qëllua para syve të saj. Sinjali ishte i qartë. Secili që do të shihej duke u larguar nga shtëpia, do të shndërrohej në cak të snajperëve serbë.

Familja e gjërë e Jasharajve u mblodh në atë që mendonin se ishte dhoma më e sigurt, që kishte një mur të ri me tulla. Mirëpo, ata mbetën të ngujuar: Ata përballeshin me të shtënat, po të dilnin, apo me bombardime, po të qëndronin brenda. Shumë shpejt, granatat po vinin përmes kulmit, e më pas mureve. Gjëja e fundit që i kujtohet Besartës nga familja e saj është se axha, Ademi po këndonte këngë popullore shqiptare me zë, për ta mundur zhurmën dhe për të penguar panikun. Asaj i kujtohet çasti kur kënga u ndal. Pastaj, për 36 orë, vetëm zhurma e bombave mund të dëgjohej.

Kur menduan se të gjithë brenda kishin vdekur, policia hyri në shtëpi, duke hedhur granata në disa dhoma që ndodheshin para tyre. Një polic bënte roje, derisa tjetri po shkrepte në drejtim të trupave të pajetë. Mbase ata ishin ngopur duke vrarë, kur e panë Besartën të fshehur. Mbase menduan se ajo është shumë e re për t’i akuzuar. Apo mbase nuk mund ta shikonin në sy një nxënëse të tmerruar dhe ta qëllonin. Megjithatë, ajo është arsyeja që e vërteta mund të tregohet.

“U mundova të shtiresha se kisha vdekur”, i kishte treguar ajo axhës së saj, Hilmiut. “Mirëpo, njëri nga ushtarët ma vuri dorën në krahëror dhe e pa se isha gjallë”. Ende e veshur me këmishë të kuqe dhe pantollona të zinj, tashmë të mbuluar me gjak, asaj iu desht të kalojë mbi trupat e pajetë të familjes së saj, për të dalur nga dhoma, e rrethuar prej serbëve. Ajo u dërgua në bazën ushtarake në afërsi dhe u mor në pyetje për tri orë. Besarta besonte se shansi i saj i vetëm për të shpëtuar ishte të gënjente. Ajo mohoi të ishte e Jasharajve, duke pohuar se babai i saj jetonte jashtë dhe se ajo kishte qenë vetëm mysafire në kompleks. “Ata pyetën për babain tim dhe për mixhën Adem”, tregoi ajo. “Unë nuk iu tregova asgjë, asgjë”.

Serbët e lanë në një rrugë në Skenderaj, ku ajo iku me vrap në shtëpinë e një shoqeje të shkollës. Dje, e tmerruar dhe duke e pasur të vështirë të fliste, atë po e mbronin duke e dërguar nga shtëpia në shtëpi. Atë që Besarta nuk e di është se, trupat e pajetë të babait të saj, nënës, axhës, gruas së axhës dhe të gjithë kushërinjve ishin vendosur në rresht nga policia, në një depo autobusësh në Mitrovicë gjatë javës së kaluar. Kur askush nga familja nuk erdhi për t’i identifikuar, serbët i hodhën në një varr që e kishin hapur, përballë asaj që kishte mbetur nga shtëpia e tyre, duke mos i mbuluar mirë arkivolet. Fshatarët e mbijetuar u kthyen natën për ta kryer punën me respekt. E tëra që mbeti nga familja e Besartës ishte një rresht i qeseve të zeza me numra në stacionin e autobusëve, secila e mbushur me rrobat e përgjakura, që ata i kishin pasur të veshur ditën kur vdiqën./ Voal.ch

(Ky reportazh ishte publikuar në gazetën britanike “The Sunday Times”, më 15 mars të vitit 1998, nga gazetarja amerikane, Marie Colvin, e cila është vrarë në Siri)



Ju sugjerojmë

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

15 Maj, 2025 8:26 pm
Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
Aktualitet

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

15 Maj, 2025 8:09 pm
Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
Kryesore

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

15 Maj, 2025 7:59 pm
Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez
Kryesore

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

15 Maj, 2025 7:48 pm
Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet
Bota

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

15 Maj, 2025 7:20 pm
Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
Bota

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

15 Maj, 2025 6:57 pm
Para
Maqedoni/ Bashkiaku shqiptar i Çairit: Kur në Shkup vendoset i tërë kopshti zoologjik, pse duhet të mungojë Shqiponja

Maqedoni/ Bashkiaku shqiptar i Çairit: Kur në Shkup vendoset i tërë kopshti zoologjik, pse duhet të mungojë Shqiponja

Talloni i famshem/Ja si ushqeheshin shqiptaret ne komunizem…

Talloni i famshem/Ja si ushqeheshin shqiptaret ne komunizem...

Intervista/ Naile Hoxha: Unë e preferuara e Enver Hoxhës, si më solli në Tiranë

Intervista/ Naile Hoxha: Unë e preferuara e Enver Hoxhës, si më solli në Tiranë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
15 Maj, 2025

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së janë mbledhur të gjithë sonte në Tiranë ku nesër do të zhvillohet...

Lexo më shumë

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
15 Maj, 2025

Për shkak të samitit të Komunitetit Politik Europian të premten e 16 Majit në Tiranë, policia ka marrë një sërë...

Lexo më shumë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
15 Maj, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha mori pjesë këtë të enjte në forumin botëror të IDU-së të zhvilluar në Bruksel ku tha se...

Lexo më shumë

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
15 Maj, 2025

Prej mëngjesit të sotëm policia e Korçës ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për sekuestrimin e lëndëve narkotike....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com