Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazh i gazetës italiane/ Corriere: Në Shqipëri, serën europiane të hashashit

2016/11/17 at 2:59 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Flutura Açka ironizon Tahirin: Erë hashashi në Dhërmi, cubi i jugut thotë se po e lufton

“Metastazat e drogës kanë pushtuar të gjithë vendin. Trafikantët nuk arrestohen në Shqipëri”


Shqipëria është sera europiane e drogës, kështu titullohet reportazhi më i fundit i italianes “Corriere della sera”, e cila publikon shifrat për drogën “Made in Albania”.

42 misionet përtej kufirit të policisë italiane që nga janari i këtij viti, kanë zbuluar 753 mijë bimë marijuanë në një territor prej 213 mijë hektarësh.

Reportazhi i Corriere-s

Në gushtin e 2004-ës padronë të fshatit Lazarat shihnin të vinte një helikopter i policisë italiane, 400 metra mbi tokë, për të vëzhguar plantacionet e marijuanës. Sapo u afrua drejt tij u qëllua me kallashnikov. Në bord ndodheshin dy hetues, një marshall i Guardia di Finanza dhe një zyrtar shqiptar i antidrogës. Për meritë të pilotit asnjë nuk u plagos, dhe pse plumbat qëlluan serbatorin kryesor, po helikopteri arriti të kthehej në bazë, që atëherë lartësitë kanë ndryshuar, por dhe gjeografia, mjetet, njerëzit dhe mënyrat e ofensivës. Teknikat e hetimit dhe në të njëjtën kohë niveli i trafikantëve. Por jo thelbi: Shqipëria është sera europiane e marijuanës.

Sipas marrëveshjes Itali – Shqipëri, avioni i Guardia di Finanza, nëj model i vjetër por i besueshëm Piaggio, fluturon cdo vit për të monitoruar 20 për qind të territorit, përjashto qytetet, malet dhe lumenjtë. Që nga muaji janar janë bërë vëzhgime në 213 mijë hektarë të mbuluar nga plantacionet. Avioni i cili fluturon në periudhën qershor – shtator, që është dhe periudha e rritjes së bimëve, nuk kalon më mbi Lazarat ku dy vjet më parë ndërhynë forcat e policisë për ta marër nën kontroll pas 20 ditësh betejë.

Metastaza tashmë ka pushtuar të gjithë vendin. Nga muaji janar i këtij viti në 42 misione janë zbuluar 753 mijë bimë marijuanë. Kudo. Duke llogaritur se një nga këto bimë prodhon mesatarisht dy kilogramë e gjysëm drogë, por ndonjëherë dhe dyfishin, llogaritet se vlera e saj është rreth 1300 euro për kilogramë. Kjo do të thotë se në treg ato bimë, që u shkatërruan nga policia do të kishin nxjerrë një fitim prej më shumë se 2 miliardë eurosh. Pothuajse një të katërtën e prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë.

Por ky nuk është momenti për të fajësuar një popull të tërë. Edhe pse me një përpjekje të vagët e që përqendrohet në temën e drogës duke provokuar tensione politikanët shqiptarë po lëvizin, përpiqen. Por nuk mund të lihet mënjanë përpjekja e madhe e Guardia di Finanza, në mënyrë të vecantë i grupit të misionit në Shqipëri nën drejtimin e kolonelit Joselito Minuto.

Përkundrazi, vetëm në tre vitet e fundit, avioni Piaggio ka monitoruar 600 mijë hektarë territor dhe është rinovuar herë pas here për të mos humbur ritimin e trafikantëve.

Këta të fundit kanë zgjedhur të nisen nga ishujt grekë për të qenë brenda Bashkimit Europian, duke pasur një rrjet të gjerë mbrojtjeje sidomos në Puglia, duke u bërë pasardhës të denjë të skafistëve të viteve ’90, por më të mirë teknologjikisht, më të guximshëm, aventurierë që nuk kanë frikë të udhëtojnë dhe kur në Adriatik ka stuhi.

Por fitimet që marrin nga kjo veprimtari në fund e justifikojnë këtë rrezik. Kërkesat për marijuanë janë të vazhdueshme dhe në rritje, e klanet reagojnë menjeherë. Më pas në këto gomone, transportohen kokainë dhe armë por dhe muxhahedinë që bëjnë vajtje – ardhje për luftën e shenjtë në Lindjen e Mesme.

Avioni italian i monitorimit është i pajisur me sensorë që gjurmojnë territorin. Të dhënat që merren përpunohen në fakultetin e Arkitekturës së Universitetit të Studimeve në Napoli. Në këtë laborator teknikët dhe eksperti personal i financës lexojnë rezultatët e sensorëve. Lëvizja e rradhës ka të bëjë me shpejtësinë e reagimit.

Brenda 48 orësh bimët shkatërrohen në mënyrë që të identifikohen dhe kriminelët që menaxhojnë këto plantacione. Piaggio, fluturon një mijë metra lart në një distancë të domosdoshme sigurie.

Por në aparatin shqiptar ka raste korrupsioni. Pagat e agjentëve të policisë janë të vogla, dhe pavarësisht ndjenjës për të nderuar uniformën dhe respektit për veten ka nga ata që janë blerë nga trafikantët. Trafikantë të pushtetshëm, mafiozë, të pasur dhe me njohje të rëndësishme.

Një nga hetuesit shprehet se problemi i marijuanës nuk ka pasur një rritje të papritur, por ka ekzistuar gjithnjë. Por është përmirësuar ndërgjegjësimi për këtë problem. Por tashmë është më e fortë dhe vetëdija se arrestimi i fshatarëve që kujdesen për plantacionet apo shoferëve të furgonëve që cojnë drogën tek gomonet, nuk mjafton.

Duhen zbuluar drejtuesit e organizatave. Dhe në këtë rast krerët e këtyre organizatave bëjnë vajtje – ardhje nga Shqipëria në Itali, kthehen atje dhe fshihen kur e shohin se situata është e trazuar dhe rrezikojnë arrestimin.

Për çfarë arsye? Ndodh që një urdhër arresti i lëshuar nga autoritetet italiane, në Shqipëri nuk ekzekutohet dhe të kërkuarit në mënyrë të pabesueshme arratisen, dhe më pas zhduken. Ata mbrohen nga klanet, nga terrori, nga kërcënimet ndaj më të varfërve që detyrohen t’i fshehin edhe në shtëpitë e tyre madje, dhe më pas të heshtin.Dhe ai që refuzon, kërcënohet se do i vrasin një të afërm.

Por ka një shifër: Me 400 mijë euro një i arratisur arrin të jetojë i qetë dhe larg prangave. Çmimi i një kilogrami marijuana në Puglia është 1300 euro, nëse shitet në veri të Italisë, ky cmim rritet shkon në 1800 euro.



Ju sugjerojmë

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik
Aktualitet

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik

13 Korrik, 2025 4:04 pm
UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin
Rajoni

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

13 Korrik, 2025 3:55 pm
Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës
Aktualitet

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës

13 Korrik, 2025 3:38 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet shoferi

13 Korrik, 2025 3:24 pm
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë
Aktualitet

Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë

13 Korrik, 2025 3:06 pm
Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë
Bota

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

13 Korrik, 2025 2:48 pm
Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!
Aktualitet

Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!

13 Korrik, 2025 2:34 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

BE-ja dhe Meksika kritikojnë propozimin e Trumpit për tarifë 30%

13 Korrik, 2025 2:17 pm
Si dikur, këmbëkryq pranë…Banorët e Thethit diskutojnë si do përballen me IKMT-në
Aktualitet

Si dikur, këmbëkryq pranë…Banorët e Thethit diskutojnë si do përballen me IKMT-në

13 Korrik, 2025 2:01 pm
Projekti “Shkolla Verore 2025”/Rama: Eksperiencë për më shumë se 1000 fëmijë
Aktualitet

Projekti “Shkolla Verore 2025”/Rama: Eksperiencë për më shumë se 1000 fëmijë

13 Korrik, 2025 1:44 pm
Para
Tension në Parlament/ Shpërthen Berisha: Rrugaç, fundërrinë

"Rama la qytetarët e përmbytur për ekspozitën e shkarravinave në Nju Jork"

Pastori Fitor Muça rrëfen minutat e fundit të Dr. Florit: “Nuk do t’i harroj kurrë sytë e tu…”

Pastori Fitor Muça rrëfen minutat e fundit të Dr. Florit: “Nuk do t'i harroj kurrë sytë e tu...”

Rama në Parlament: Greqia të heqë ligjin e luftës

Rama-Berishës: Hajde inagurojmë bashkë bunkerin, je Ati i gjallë i diktaturës
















TE FUNDIT

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik
13 Korrik, 2025

Borxhi publik i Shqipërisë ka arritur në afro 1.36 trilionë lekë. Kjo është shifra që qeveria i detyrohet subjekteve të...

Lexo më shumë

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin
13 Korrik, 2025

Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas,...

Lexo më shumë

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës
13 Korrik, 2025

Është një mrekulli e natyrës në jug të vendit tonë. Vjosa që tashmë është park kombëtar, ndërsa një pjesë e...

Lexo më shumë

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet shoferi

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
13 Korrik, 2025

Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi një ditë më parë shkaktoi një aksident rrugor, në të cilin humbi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com