Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar replikat në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës.
Në konferencën për media me gazetarët, Berisha tha se Rama dhe Basha, “atë që e kishin të fshehur e nxorën hapur”.
Sipas tij, dashuritë janë me faza dhe se tashmë, Rama dhe Basha kanë vendosur ta bënin publike.
“Atë që e kishin të fshehur e nxorën hapur, kaq mund të them. Dashuritë janë me faza, e kanë fazën latente, e kishin ata, e donin publikisht. Zoti ua shtoftë”, u shpreh Berisha duke qeshur.