Aktualitet

Replikat mes Berishës dhe qeverisë për arsimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:26 - 04/11/15 |
b.f

Që në nisje të diskutimeve për ligjin e arsimit të lartë, ish- kryeministri Berisha ka qenë një ndër kundërshtarët më të fortë të tij. Në seancat parlamentare ai ka debatuar disa herë lidhur me këtë ligj duke e konsideruar klientelist dhe veçanërisht te krijuar për favorizimin e një universiteti privat. Në një nga debatet e ashpra që ka patur me Ministren e Arsimit Lindita Nikolla, Berisha ka akuzuar se: “Prej dy vitesh në mënyrën më të pabesueshme, Edi Rama me veglën e tij, Lindita Nikolla nuk u kanë dërguar një doktoratë të vetme universiteteve publike. Që të gjitha doktoratat, pra 8 mijë euro copa, zonja Nikolla me urdhër të zotit Rama ja ka kaluar klientelës së tij private, në të cilën të paktën 4 mijë euro i përfiton urdhërdhënësi”. Në të njëjtën seancë, Ministrja Nikolla I është drejtuar Berishës me fjalët : Para shtatorit të 2013, në 3 vite, 238 aplikantë, 193 aplikantë, 145 aplikantë dhe nga shtatori i 2013 e deri në momentin që flasim, zero aplikantë. Kjo është e vërteta e gjithë historisë së stisur e gjitha mbi një thashethemnajë”. Ndërkohë, përmes disa statuseve të tij në FB, Berisha ka shprehur këto ditë në mënyrë të qartë mbështetjen e tij ndaj protestës studentore. “Me kete ligj Edi Rama, i blere koke e xhep nga universitetet private te klienteles, punon tashme vetem per interesat e tyre dhe shkelmon ne menyre flagrante interesat publike te qytetareve tane. Me ligjin e tij, Edi Rama ka dekapituar teresisht lirine akademike dhe autonomine e universiteteve tona. Prania e tij dje ne sallat e universitetit per takim me grupe interesi jashte universitare ishte nje provokim direkt i ulet i tij ndaj studenteve dhe pedagogeve qe nuk ndodh kurre ne nje vend te lire por qe me vezet e prishura ne tulle mori pergjigjen e merituar”, është shprehur Berisha në statusin e tij.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas