Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Replika/ Rama sipas Mustafa Nanos, apo Rama sipas Bushatit?

2015/12/14 at 7:25 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Replika/ Rama sipas Mustafa Nanos, apo Rama sipas Bushatit?

Ka një replikë të hapur tashmë midis dy analistëve të njohur, Mustafa Nano dhe Andi Bushati, që quhet Rama dhe qeverisja e tij.

Nano në shkrimin e tij: “Ku qëndron problemi këtu?”, botuar ditët e fundit në Gazetën Shqip e quan fillimisht: “Ramën një njeri pa ideale, një njeri që idealet i ngatërron me qëllimet e veta, një njeri që ka qejf të sundojë e jo të qeverisë, një njeri që ndihet mirë me sejmenë që i krehin bishtin e bufonë që e argëtojnë, e jo me bashkëpunëtorë që kanë respekt për veten, një njeri që pushtetin e sheh si qëllim, e jo si mjet, një njeri që pushtetin e do të plotë, e do tani, e do ta ketë i vetëm, një njeri që i ka mbushur mendjen vetes se reformimi i një vendi si Shqipëria mund të improvizohet mbi bazën e ideve që i fanepsen në kokë kur zgjohet në mëngjes, e jo mbi bazën e një projekti të mirëmenduar për një kohë të gjatë etj”.

Më tej në shkrimin e tij Nano pret një kundëreplikë nga analisti Andi Bushati

“Po eci më tej. Unë jetoj në një vend, qeveria e të cilit është një gjë më e thyeshme e më e rrëzueshme se më parë, unë jetoj në një vend, ku është më e kollajtë për t’u ngritur kundër qeverisë, unë jetoj në një vend, ku askush nuk ka më frikë prej qeverisë e prej kryeministrit. Apo jo Andi Bushati? E kam fjalën për nivelin bazik të frikës: Integritetin fizik nuk ta kërcënon njeri. Mund të mendohet se mund të arrihet nesër deri në këtë pikë, por le ta lëmë futurologjinë. Rrimë këtu ku jemi: Rama nuk vret për pushtet.”

Dhe përgjigja e Bushatit nuk ka munguar.

“Ajo ç’ka më pezmatoi më shumë ishte dorëzimi i Nanos përballë idesë se në në Shqipëri është e pamundur të lindë diçka e re: një lëvizje, një parti, një revolucion, që të përmbysë këtë kastë të korruptuar dhe të urryer, që po e vendos vendin nën thundrën e një grushti oligarkësh.”

Dhe më pas Bushati i dërgon disa pikëpyetje analistit Nano, të cilave u jep fillimisht përgjigje vetë.

1-A ishte e drejtë thirrja për bashkimin e qelbësirave për të hequr me çdo lloj çmimi Berishën? A ka vlerë ajo më sot?

2-A ka sjellë ndryshim rrotacioni i pushtetit nga Berisha tek Rama? A ka më shumë liri dhe më pak frikë?

3-Dhe së fundi, a ka shpresë se kjo gjendje mund të ndryshojë?

“Që ditën e parë që e kam dëgjuar idenë e kolegut tim për të mbledhur të gjithë hajdutët e banditët kudo që janë, kam qenë kundër tij. Kemi debatuar gjatë sy më sy dhe i’a kam thënë këtë gjë edhe publikisht. Natyrisht e kuptoja dhe atëherë, në periudhën e errët të pas 21 janarit dhe të rrëmbimit të votave me gjykatë, se rrotacioni ishte më i mirë sesa stanjacioni. Se Sali Berisha duhej të largohej me çdo kusht. Se një mandati i tij i tretë do të kishte qenë katastrofal për ekonominë e vendit, për izolimin e tij ndërkombëtar, për mediat e futura nën thundër, për gjyqtarët kamikazë të vendosur nga familja që vetëm drejtësi nuk imagjinonin të jepnin më.

Po, i dija të gjitha këto dhe megjithatë nuk isha dakord me Nanon në një pikë. Pasi mendoja se si unë dhe ai (ndryshe nga ata që e kërkonin ndryshimin e pushtetit për të marrë ndonjë lek nga LSI-a apo për të marrë ndonjë post në administratë nga Rama), nuk mund të përligjnim publikisht ardhjen e një grupimi tek i cili nuk besonim. Nuk mund të militonim për të keqen më të vogël. Sepse shpejt, shumë shpejt, ajo do të bëhej një e keqe po aq e madhe”, shkruan Bushati.

Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Çiljeta një mama që nuk njeh rivale

Çiljeta një mama që nuk njeh rivale

Studimi/ A mund të arrijnë femrat orgazëm në gjumë?

Studimi/ A mund të arrijnë femrat orgazëm në gjumë?

Përzuri fëmijën e sëmurë, Islanda bën prapakthehu

Përzuri fëmijën e sëmurë, Islanda bën prapakthehu

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com