Aktualitet

Replika me ministrin gjerman,Rama:Jemi vendi më i përshtatshëm për pushime


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:09 - 27/05/21 |
Opi Nion

Në konferencën e mbajtur ditën e sotme në Tiranë me Ministrin gjerman të Shtetit për Europën, Michael Roth, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është vendi më i përshtatshëm në Europë për të ardhur për pushime.

Rama tha se situata e pandemisë në Shqipëri është ndryshe nga çfarë mund të perceptohej.

“Dua të falënderoj publikisht ministrin për të gjithë mbështetjen, jo vetëm për këtë temë, por në tërësi që kemi pasur nga Gjermania. Uroj shumë që në këtë sezon veror ne të kemi sa më shumë turist nga gjermania, i thash edhe ministrit që ndryshe nga çfarë mund të perceptohej duke lexuar deklaratat e ministrit gjerman, Shqipëria sot është vendi më i përshtatshëm në Europë për të ardhur për pushime.”, u shpreh Rama.

Kujtojmë se kryeministri Rama kritikoi deklaratat e ministrit gjerman të Shëndetësisë, i cili tha se gjysma e infeksioneve me Covid-19 në Gjermani verën e kaluar erdhën si shkak i vizitave familjare nga emigrantët në Ballkan./Opinion.al

Pas