Falë hiteve “Columbiana” dhe “Shqipe”, Tayna njihet nga të gjithë dhe është kthyer në një nga reperet më të pëlqyera nga publiku. Ajo arriti të fitojë menjëherë vëmendjen me punën e jo me thashethemet mbi jetën private të cilën e ruan sa më shumë të tillë. Megjithatë sot Tayna si rrallëherë ka prezantuar prindërit e saj.
Ata shfaqen pranë të bijës e cila po bën një selfie si familje. Prindërit e reperes duken të rinj, modern dhe shumë simpatikë.
“Unë jam vajza dhe djali i tyre gjithashtu”, shkruan Tayna në foton e publikuar në Instastory.