Ndërhyrjet estetike që VIP-at shqiptar ( veçanërisht femrat) kanë kryer kohët e fundit, janë komentuar edhe nga reperi Ledri Vula.
“Nuk jam kundra operacioneve plastike kur ato nuk ekzagjerohen, por mund ta ndërrojnë doktorin që mos të duken të gjitha njësoj”, ka thënë duke qeshur reperi simpatik.
Ai ka komentuar edhe operacionet e ish të dashurës së tij Dafina Zeqiri duke thënë se asaj nuk i duken keq.
“Dafinës nuk i duken keq edhe pse mesa di ajo vetëm hundën e ka bërë. Por ka disa të tjera që e teprojnë, përshembull ato që kanë bërë buzët nuk u shkojnë me tiparet e tjera të fytyrës”, është shprehur Ledri në Mos i fol shoferit.