Moti gjatë ditës së sotme do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira që në pjesën e parë të ditës do të jenë më prezente në veri të vendit.
Duke ju afruar mesditës, vranësirat do të bëhen më të theksuara duke sjellë rrebeshe shiu fillimisht në veripërëndim dhe gradualisht në gjithë pjesën lindore. Ndërsa në mbrëmje kushtet e motit përmirësohen dukshëm.
Temperaturat e ajrit do të ulen më të paktën 3 gradë Celsius në mëngjes dhe mesditë, duke u luhatur në vlerat minimale 18°C dhe ato maksimale 36°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.