Bota

Rënie historike, koronavirusi infekton pa dallim të gjitha ekonomitë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:30 - 03/04/20 |
Al Do

Pasojat ekonomike të pandemisë së koroanvirusit do të jenë shumë të rënda dhe ato nuk bëjnë diferencë mes shteteve.

Sipas Financial Times, sektori i shërbimeve në Europë është ‘shkatërruar’ pas masave izoluese të ndërmarra për frenimin e përhapjes së virusit.

Një nga treguesit që e tregon më qartë këtë është indeksi i blerjes së menaxherëve (PMI) i cili është një tregues ekonomik që vjen nga anketimet mujore të kompanive të sektorit privat.

Indeksi i Italisë ka rënë në nivele më të ulëta edhe se ato të krizës financiare të 2008-2009. Por e njejta gjë ka ndodhur edhe për Francën, Gjermaninë, Spanjën dhe BE-në si e tërë. Të gjitha këto shtete e kanë indeksin diku ndërmjet 20-30 por niveli nën 50 tregon se shumica e kompanive kanë pranuar se aktiviteti në bizneset e tyre kishte rënë gjatë muajit të kaluar.

Nicola Nobile nga Oxford Economyics tha për FT se ekonomitë e BE u përballën me një “situatë jashtëzakonisht sfiduese”, duke theksuar nevojën për një reagim të shpejtë të koordinuar të politikës në të gjithë eurozonën.

Edhe në Suedi, veprimtaria e sektorit të shërbimeve u godit pothuajse aq keq sa në vendet e tjera të Evropës, por nga një bazë më e lartë, duke rënë nga 56.9 në 36.8. Lisa Alexanderson, ekonomiste e lartë në JPMorgan, tha se “goditja në aktivitet është aq e madhe sa në vendet e tjeta përkundër kufizimeve më pak drakoniane në Suedi”, duke sugjeruar se pasojat ekonomike të virusit nuk mund të shmangen edhe nëse qeveritë lejojnë që virusi të përhapet më lirshëm.

Sipas Financial Times këto të dhëna sugjerojnë se tkurrja ekonomike në gjysmën e dytë të 2020 do të jetë më e madhe se ajo e krizës financiare të 2008-2009 në të gjithë botën.

Ekspertët thonë se prodhimi në eurozonë do të jetë 25% nën nivelin e zakonshëm cka do të sjellë një rënie me 9% të GDP-së.

Në Itali shkalla e humbjeve të vendeve të punës ishte më e shpejta që nga Prilli 2009.

Asnjë vend nuk është imun nga dëmi ekonomik. Të Premten, ekonomisti kryesor i bankës qendrore të Irlandës parashikoi se papunësia do të rritej me 25 përqind deri në verë. /Opinion.al

Pas