Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas incidentit të ndodhur ditën e sotme në pediatri, ku ka rënë suvaja në një dhomë ku merrnin shërbimin spitalor dy fëmijë të vegjël.
QSUT bën me dije se personeli mjekësor ka ekzaminuar dy pacientët e vegjël dhe gjendja e tyre aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime.
Ndërkohë një grup ekspertësh nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse e QSUT, po kryen një vlerësim teknik për shkaqet e incidentit
“Një incident ka ndodhur sot paradite në Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve 1 në QSUT, në pavionin ekzistues, si pasojë e shkëputjes së një pjese suvaje nga tavani i një dhome.
Menjëherë personeli mjekësor ka ekzaminuar dy pacientët e vegjël që ndodheshin në dhomë dhe gjendja e tyre aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime.
Një grup ekspertësh nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse e QSUT, po kryen një vlerësim teknik për shkaqet e incidentit për marrjen e masave të menjëhershme”, thotë QSUT.
Më herët zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, denoncoi ngjarjen e ndodhur në pediatri./Opinion.al