Një aksion ‘blic’ forcave RENEA dhe FNSH në Elbasan ditën e sotme ka vënë në pranga një person.
Burime për Abc News bëjnë me dije se i shoqëruari dyshohet se është përfshirë në ngjarjet e fundit në këtë qytet, konkretisht në vrasjen e 36-vjeçarit Emiljano Ramazani i njohur ndryshe me nofkën “Rramani”.
Mësohet se i shoqëruari është shtetasi me iniciale F.M. rreth 35-40 vjeç nga Peqini, pronar i një pike që shiste automjete.
Ndërkohë drejt Elbasanit Mësohet se është nisur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. /Opinion.al