Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë prej dy ditësh kontrolle në disa zona në Shkodër.
Klan News raporton se në qendër të operacioneve është goditja e grupeve kriminale të Shkodrës.
Sipas të dhënave deri më tani janë shoqëruar 3 persona për armëmbajtje pa leje. Ata janë dërguar në komisariat dhe po merren në pyetje.