Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

RENEA arreston të dënuarin me 35 vite burg për vrasjen e kushëririt

2019/12/12 at 11:00 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
RENEA arreston të dënuarin me 35 vite burg për vrasjen e kushëririt

Një operacion i forcave speciale RENEA ka vënë në pranga mëngjesin e sotëm, 31-vjeçarin Endrik Lluka i shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasje dhe ishte dënuar me 35 vjet burg në mungesë.

Mëngjesin e sotëm, forcat RENEA rrethuan shtëpinë e tij në afërsi të Urës së Subashit në Gjirokastër dhe më pas bën edhe arrestimin e tij. Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur një pushkë snajper dhe disa municione.

Enrik Lluka është dënuar si autor i një krimi të ndodhur në mars të vitit 2016 në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz, ku i vrarë mbeti Dorian Lluka, 29-vjeç dhe u plagos Birbil Lluka, 31 vjeç, të cilit ishin kushërinj të autorit.

Konflikti mes tyre kishte nisur në një lokal në Gjirkokastër. Dy vëllezërit kishin goditur fillimisht me grushte Enrik Llukën dhe më pas janë larguar me makinë por ky i fundit pasi ka marrë pistoletën shokut të tij Emiljano Vockës, i ka ndjekur dhe më pas ka qëlluar ndaj tyre duke lënë njërin të vdekur dhe tjetrin të plagosur rëndë.

Dyshohet se konflikti mes tyre ka ndodhur për motive pronësie dhe një borxhi prej 500 mijë lekësh. Mësohet se viktima dhe i vëllai janë nipa të gruas së ish-kryetarit të komunës Lazarat Dasho Aliko, ndërsa autori është djali i një punonjësi policie.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Subashi”. Operacion nga forcat “Renea” dhe D.V.P. Gjirokastër, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit. Kapet dhe ndalohet një shtetas i dënuar me 35 vjet burgim për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në pranga edhe babi i tij për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Sekuestrohet një snajper, një pistoletë, dylbi dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, strukturat e D.V.P. Gjirokastër, në bashkëpunim me forcat speciale “Renea” kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Subashi”, si rezultat i të cilit në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i personit të shpallur në kërkim për vrasje, konkretisht:

Endrik Lluka,31 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër.
Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi gjykata e ka dënuar me 35 vjet burg për veprat “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në datën 22.03.2016, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin D. Ll. dhe ka plagosur shtetasin B. Ll.

Gjatë operacionit, forcat “Renea” kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Bexhet Lluka, 57 vjeç ( i ati i Endrikut). Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri snajper, dylbi dhe fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit Bexhet Lluka, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme. /Opinion.al

Etiketa: enrik llukagjirokasterrenea

Ju sugjerojmë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Para
Debat te ‘Media’, Marku ‘detyron’ Kumbaron të largohet nga mbledhja

Debat te 'Media', Marku ‘detyron’ Kumbaron të largohet nga mbledhja

Përfshihet nga zjarri një lokal në Fier

Përfshihet nga zjarri një lokal në Fier

VIDEO/ “Sikur je tapë o burrë i dheut”, Lela përplaset me deputetin

VIDEO/ "Sikur je tapë o burrë i dheut", Lela përplaset me deputetin

TE FUNDIT

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com