Rajoni

Rëndohet situata e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, rekord të infektuarish


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:35 - 21/10/20 |
Al Do

Ditë e zezë sa i përket bilancit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.688 testime dhe janë regjistruar 641 raste të reja me koronavirus dhe kanë humbur jetën 12 pacientë.

Ky është numri më i lartë i rasteve ditore të shënuara në vendin fqinj.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 24 836 persona mes të cilëve 862 persona kanë humbur jetën.

Ditën e sotme, në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi masat e reja për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Lokalet dhe restorantet do të punojnë deri në orën 23:00, transporti publik do reduktojë kapacitetin e pasagjerëve dhe administrata do ta organizojë punën me turne, rotacion dhe nga shtëpia.

Po ashtu, qeveria e vendit fqinj la në fuqi masën për mbajtjen e aktiviteteve sportive pa tifozë, ndërkohë që nuk ka ende marrëveshje me partitë e tjera për masat e tjera që kanë të bëjnë me mbajtjen e maskës dhe ndalimin e grumbullimit të më shumë se 4 personave./ Opinion.al

Pas