Aktualitet

Rëndohet pozita e Tahirit, konfirmohet udhëtimi me jaht në Malin e Zi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:44 - 17/09/18 |
b.f

Prokuroria për Krime të Rënda duhet të mbyllë hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Sakaq, mësohet se ka mbërritur përgjigja e letërporosisë nga Mali i Zi. Dokumenti po përkthehet në zyrat e Ministrisë së Drejtësisë dhe do t’i bashkangjitet fashikullit të hetimit.

Burime të besuara për News 24 bënë me dije se përmes letërporosisë autoritetet malazeze i konfirmojnë prokurorisë shqiptare një udhëtim me jaht të ish-ministrit Tahiri nga vendi i tyre drejt Italisë, verën e 2017.

Në dokument thuhet se jahti, është në pronësi të një shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit mbahet tejet sekret nga prokurorët. Autoritetet e huaja kanë përcjellë edhe të dhëna të tjera, që lidhen me këtë udhëtim, që nga orari i nisjes, flamuri që mbante jahti, dhe emrat e personave që shoqëronin ish-ministrin e Brendshëm.

Pas marrjes së këtij dokumenti pesë prokurorët e çështjes kanë firmosur fletëthirrjet ne emër të gjithë personave që janë gjendur në shoqërinë ish-zyrtarit të lartë, të cilët pritet të paraqiten përgjatë kësaj jave për të dhënë shpjegimet e tyre.

Pas