Kronikë

Rëndohet bilanci i të mbyturve, humb 18-vjeçari në Shëngjin


               Publikuar në : 21:38 - 23/06/19 |
Al Do

Bilanci i viktimave në bregdet gjatë sezonit turistik vijon të rëndohet. Pasi u raportua më herët për një të mbytur në Durrës, një tjetër person dyshohet se është mbytur në Shëngjin.

Një 18-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen e tij dhe dyshohet se është mbytur në plazhin e Shëngjinit në zonën e quajtur ‘Rana e Hedhur’. I riu me inicialet E.M është banues në qytetin e Krujës dhe për momentin po bëhet kërkimi i tij nga autoritetet.

Për këtë janë angazhuar shërbimet e Policisë në DVP Lezhë,Policia Kufitare si dhe Polumbarë të RENEA-s.

Javës së shkuar janë raportuar 3 raste të moshuarish të cilët janë mbytur si pasojë e infarktit ndërsa sot një 31-vjeçar në Durrës dyshohet se mund të jetë mbytur pasi ka humbur kontaktet me shokët me të cilët kishte shkuar në plazh. /Opinion.al

Pas