Aktualitet

Rëndohet bilanci i aksidentit në Rrogozhinë, shkon në 3 numri i viktimave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:30 - 06/03/21 |
Opi Nion

Është rënduar bilanci i aksidentit të ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë. Bëhet me dije se ka shkuar në 3 numri i viktimave.

Sipas informacioneve mëshohet se viktimat që kanë humbur jetën janë një çift bashkëshortësh dhe oficeri i burgut në Peqin.

Ka ndërruar jetë shtetasi Bajram Koni, bashkëshorti i shtetases Merushe Koni (që ndërroi jetë pak më parë). Kujtojmë që viktima e parë e këtij aksidenti është Tonin Mehilli, 54-vjeç i cili ishte duke shkuar në punë. Mehilli ishte oficer i burgut në  Peqin.

Kujtojmë që si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeç. Të pagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmën e parë mjekësore./Opinion.al

Pas