Organi më i lartë i futbollit botëror FIFA bëri zyrtare renditjen e re për kombëtaret.
Shqipëria është ngjitur një pozicion me lartë duke u renditur në vendin e 59 në botë me 553 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë kombëtarja e Kosovës gjithashtu ka fituar një vend në renditje duke u renditur e 177 me 97 pikë të grumbulluara.
Vendet e para në rendtje përsëri nuk ndryshojnë duke bërë që Gjermania të mbajë kreun, e ndekur në vendin e dytë nga kombëtarja e Brazilit dhe në vendin e tretë nga Portugalia.
Argjentina vazhdon të mbetet e katërta e ndjekur nga Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili që mbyll top 10-shen.