Kryetari i jurisë së “MasterChef Albania” Renato Mekolli, me fjalinë e fundit në finalen e këtij edicioni të tretë të këtij formati ka lënë të kuptohet që nuk do të jetë më pjesë e tij. “Shihemi në programe të tjera”, – ka thënë Mekolli, i cili pritet që shumë shpejt të hapë restorantin e tij në Tiranë.