Mbrëmjen e kaluar nisi programi më i ri “Hell’s Kitchen’, i moderuar nga shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli.
Të apasionuarit pas fushës së gastronomisë provuan veten dhe testuan aftësitë e tyre në kuzhinë. Mirëpo situata në studion e programit u tensionua shumë dhe Renato Mekolli ka hedhur në kosh pjatën e konkurentes dhe i ka qortuar ashpër ata. Madje njeri prej konkurentëve u largua pasi nuk duroi dot presionin në kuzhinë.