Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin

2025/06/21 at 3:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin

Teksa tensionet në Lindjen e Mesme sa vijnë e rriten, mediat shtetërore iraniane po riciklojnë përmbajtje të vjetër vizuale — nga lëshimet e raketave ruse deri te copëzat e dronëve pakistanezë — për të paraqitur një pamje të shtrembëruar të konfliktit me Izraelin.


Video dhe fotografi që tregojnë sulme me dronë, shpërthime dhe goditje raketore janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe janë ripërdorur për të mbështetur narrativë të rremë.

Më 13 qershor, në ditën e parë të konfliktit, transmetuesi shtetëror iranian, IRIB TV1, shfaqi pamje dramatike të raketave që shpërthenin mbi det, të shoqëruara me imazhe të tubimeve proqeveritare dhe komente për armiqësitë në vazhdim.

Megjithatë, këto pamje nuk kishin asnjë lidhje të dukshme me Iranin.

Një kërkim i thjeshtë përmes “reverse image search” të pamjes së parë të videos iu dërgon në kanalin në YouTube të quajtur Navy Lookout, i cili kishte publikuar të njëjtën video në mars 2022, duke e identifikuar si lëshime të raketave ruse në Detin e Zi.

Pas transmetimit të kësaj videoje në Iran më 13 qershor, ajo u shpërnda disa herë në rrjete sociale ditën tjetër, duke u paraqitur në mënyrë të rreme si pamje e lëshimeve të raketave iraniane.

Një javë më vonë, i njëjti kanal televiziv shkoi edhe më tej, duke përdorur pamje pa zë të një sulmi izraelit ndaj Iranit — të xhiruara afër Liqenit Çitgar në Teheran dhe të publikuara më 16 qershor — teksa fliste për sulme të Iranit ndaj Izraelit me raketa me rreze të gjatë veprimi.

Pamje nga Ukraina dhe Pakistani

IRIB TV1 nuk është i vetmi kanal shtetëror që përdor pamje të vjetra. PressTV, kanali në gjuhën angleze që drejtohet nga shteti iranian, ka publikuar të paktën dy fotografi të ricikluara, duke i paraqitur në mënyrë të gabuar si pamje nga konflikti aktual.

Më 17 qershor, PressTV publikoi një foto të një droni të rrëzuar me mbishkrimin: “Dron izraelit i rrëzuar pranë objektit bërthamor të Natanzit”.

Natanz është një prej impianteve bërthamore të Iranit, që raportohet se është shënjestruar nga sulmet izraelite gjatë javës së kaluar.

Por, kjo foto veçse kishte qarkulluar një muaj më parë në mediat pakistaneze dhe ishte shoqëruar me pretendimin se ushtria pakistaneze e kishte rrëzuar dronë të prodhimit izraelit, të lëshuar nga India.

Një ditë më vonë, PressTV publikoi një tjetër foto në llogarinë në X, duke treguar tym që dilte nga shpërthime të shumta mbi horizontin e një qyteti, me përshkrimin “Tel Aviv, tani”.

Edhe pse fotoja është e re — u shfaq për herë të parë më 17 qershor — ajo nuk e tregon Tel Avivin, por një tjetër sulm rus në Ukrainë, të shpërndarë nga media ukrainase dhe disa llogari në rrjete sociale.

PressTV's post using image from Ukraine, claiming to be in Tel Aviv.

Përveç mediave shtetërore, edhe disa llogari private — përfshirë disa që pretendojnë të jenë të lidhura me shtetin — kanë qarkulluar pamje të vjetra nga Ukraina, duke i paraqitur rrejshëm si skena nga Izraeli, përfshirë edhe video të manipuluara apo imazhe të gjeneruara me inteligjencë artificiale./REL



Ju sugjerojmë

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave
Bota

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave

24 Gusht, 2025 10:24 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksidenti në Sarandë, identifikohen viktimat

24 Gusht, 2025 9:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina

24 Gusht, 2025 9:40 pm
Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky
Aktualitet

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky

24 Gusht, 2025 9:31 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, humbin jetën dy persona

24 Gusht, 2025 9:18 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Lavrov: Garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të jenë subjekt i konsensusit

24 Gusht, 2025 9:00 pm
Britania ndryshon rregullat e azilit, pritet që mijëra emigrantë…
Bota

Britania ndryshon rregullat e azilit, pritet që mijëra emigrantë…

24 Gusht, 2025 8:28 pm
Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë
Bota

Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

24 Gusht, 2025 8:01 pm
Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…
Rajoni

Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…

24 Gusht, 2025 7:32 pm
VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes
Sport

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes

24 Gusht, 2025 7:01 pm
Para
16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …

16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë ...

DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur

DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur

Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra

Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra
















TE FUNDIT

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave
24 Gusht, 2025

Franca është përballur me një shpërthim të rasteve të listeriozës, me 21 persona të infektuar, të moshës nga 34 deri...

Lexo më shumë

Aksidenti në Sarandë, identifikohen viktimat

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
24 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë - Delvinë, ku si pasojë kanë mbetur të vdekura dy...

Lexo më shumë

Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
24 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lushnjë-Berat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cinar,...

Lexo më shumë

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky
24 Gusht, 2025

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Stefanchuk, në një postim në rrjetet sociale njoftoi se sot, në Ditën e Pavarësisë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com