Avokatët e ish-kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë paraqitur rekurs shtesë për zbutjen e masës për të.
Teksa kanë kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij, avokatët e Veliajt e kanë përdorur vendimin e ekzekutivit për të zbutur masën në Gjykatën e Lartë.
Në dokumente thuhet se mirëqenia e djalit të Veliajt është përkeqësuar si pasojë e arrestimit të këtij të fundit. Ndër të tjera shtohet se ndalimi i tejzgjatur i ish-kryebashkiakut do ta dëmtojë të birin.
Kjo kërkesë shkon kundër argumentit të Prokurorisë së Posaçme, që kërkon vijimin e arrestit me burg për Veliaj, duke pretenduar se ai ka qenë zyrtar i lartë dhe për këtë arsye ka mundësi që të intimidojë dëshmitarët e çështjes.





















