Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest me burg” për Lubjana Gjecaj, e dënuar në Itali për përfshirje në organizatë terroriste.
Masa e sigurisë është dhënë me qëllim ekstradimit në Itali ku janë ngritur edhe akuzat ndaj 43-vjeçares.
Gjeçaj, ishte pjesë e bandës që u arrestua në korrik të 2015-ës, në kuadër të operacionit ‘Martesa’ që u zhvillua në Itali, Lushnjë, dhe Kanada.
Lubjana Gjeçaj, nëna e 3 fëmijëve dyshohet si pjesë e një celule terrori që rekrutonte vajza për t’i martuar me luftëtarët e ISIS.
Ajo ishte kthyer nga Italia dhe ishte vendosur në zonën e Unazës së Re në Tiranë ku jetonte si shtëpiake me fëmijët e mitur.
Prokuroria italiane ka kërkuar 2 vite e 4 muaj burg për Gjeçajn.
Gjatë seancës së sotme ajo ka kërkuar që ta kryejë dënimin e saj në Shqipëri për të mos u shkëputur nga fëmijët e saj.
Grupi terrorist ku 43-vjeçarja bënte pjesë, gjente të rinj dhe i martonte ata në Turqi, e më pas i dërgonte ushtarë pranë ISIS.