Maqedonia e Veriut të premten ka regjistruar 386 persona të infektuar me koronavirusin e ri, 6 viktima dhe 154 persona të shëruar.
Të dhënat i referohen testimit të 2,267 mostrave, që paraqet shifrën më të lartë të testimeve të kryera brenda një dite.
Me këto të dhëna numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 781 persona.
Nga të dhënat e publikuara bëhet e ditur se nga 20,163 persona të infektuar në Maqedoninë e Veriut, 16,009 janë shëruar ndërsa ende aktiv janë 3,373 persona.
Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve, numri i personave të shtruar në spitalet e vendit në 24 orët e fundit është i ulët. Në Klinikën Infektive janë shtruar 8 persona dhe 5 të tjerë në spitalin e përgjithshëm në Shkup, ku gjithsej po trajtohen 49 persona.