Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pasi shifrat e pandemisë shënuan për të dytën ditë radhazi rekorde të infektuarish.
Në një postim në Twitter, Basha shprehet se kryeministri Rama e ka humbur kontrollin e pandemisë.
Sipas Bashës, në vend që të marri masa, Rama po paguan klientët e tij dhe po sulmon opozitën.
“Numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet. Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale,ja jep milionat mafias së plehrave.Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë.Pasi shkatërroi ekonominë,tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin.”, shkruan Basha. /Opinion.al