Bota

Rekord rastesh pozitive, ky shtet evropian paralajmëron mbylljen e kufijve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:49 - 23/10/20 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore në Poloni raportuan 13.632 raste të reja me COVID-19 ditën e sotme, duke regjistruar shifrën më të lartë të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu, u regjistruan dhe 153 të vdekur.

Kryeministri Mateusz Morawiecki tha në Twitter se si rrjedhojë e rritjes së të infektuarve më shumë se 10,000 nga 18,000 shtretërit spitalorë të vendit janë aktualisht të zënë.

“Ritmi i rritjes po na shqetëson shumë. Nëse kurba nuk sheshohet dhe rastet e reja vazhdojnë të rriten, ne do të marrim masa drastike si mbyllja e kufijve, kufizimet në lëvizje ose edhe bllokim më të thellë”, shtoi ai.

Në total Polonia numëron gjithsej 228,318 raste pozitive dhe 4,172 vdekje. Në këtë situatë qeveria tha se nga e shtuna, i gjithë vendi do të vendoset në një “zonë të kuqe”. /Opinion.al

Pas