Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 10 883 testime, nga të cilat kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 2 708 qytetarë.
Ministria ka raportuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë ka Covid-19.
Një ditë më parë, më 19 janar, autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan për 2 050 raste pozitive me Covid-19.
Aktualisht në Kosovë janë pozitivë me Covid-19 9 771 qytetarë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë dhënë gjithsej 4,731 doza të vaksinës kundër Covid-19./Opinion.al