Bota

Rekord negativ në Greqi, 540 të intubuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:38 - 22/11/20 |
Opi Nion

Autoritetet greke kanë raportuar një rekord të ri negativ, sa i përket numrit të personave të intubuar për shkak të koronavirusit.

Sipas të dhënave zyrtare, të dielën janë 540 persona të intubuar, ndërkohë që në  të gjithë vendin u shënuan 1498 raste të reja, 22 prej të cilave u identifikuan në kontrollet e pikave kufitare.

Në 24 orët e fundit 103 persona humbën jetën duke e çuar numrin total të viktimave në 1.498 persona.

Greqia ka nisur ndërkohë të transferojë 200 pacientët e parë në spitalet private të cilat u detyruan të pranojnë këta pacientë.

Ndërkohë në parkimin e Spitalit Ushtarak të Selanikut është ngritur një spital i hapur me konteinerë që shërbejnë si zyra apo dhoma ekzaminimi./Opinion.al

Pas