Bota

Rekord infektimesh në Gjermani, shtohen masat kufizuese për të pavaksinuarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:25 - 11/11/21 |
Opi Nion

Duket se një tjetër valë e COVID-19 po prek Gjermaninë. Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani është regjistruar rekordi i infektimeve ditore, prej 50,196 infeksionesh të reja.

Për herë të parë Gjermania ka tejkaluar 50 mijë raste në ditë që nga fillimi i pandemisë. Po ashtu, në orët e fundit janë regjistruar 235 viktima.

Saksonia dhe Bavaria janë ndër shtetet më të prekura nga pandemia. Berlini, ka futur kufizime të reja kryesisht për njerëzit e pavaksinuar.

Nga e hëna në Berlin personat e pavaksinuar nuk do të kenë mundësi të hyjnë në restorantet pa ambiente të hapura, lokalet, sallat sportive dhe parukeritë. / Opinion.al

Pas