Një numër i lartë i rasteve të reja me Covid është shënuar ditën e sotme në Kosovë, ndërkohë që po qarkullon varianti “Delta”.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se janë regjistruar 1.765 raste me koronavirus, pas testimit të 9.581 mostrave.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, 5 persona. Sipas njoftimit, viktimat ishin nga Komuna e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit dhe Vitisë
Po ashtu bëhet me dije se janë shëruar 121 qytetarë.
Që prej 13 marsit të vitit 2020 deri më 17 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 118.752 raste me COVID-19, nga të cilat 2.286 pacientë kanë humbur jetën./Opinion.al