Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë me dije se 9 pacientë me koronavirus kanë vdekur ndërsa janë regjistruar 486 raste të reja në 24 orët e fundit.
Sipas raportit të IKSHPK-së, rastet e reja janë rezultat i 1.374 tamponëve të kryer. Po në 24 orët e fundit, 30 pacientë janë shëruar nga COVID-19.
Prej fillimit të pandemisë deri më sot Kosova regjistron 20.655 raste positive dhe 697 raste të vdekjes. /Opinion.al