Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rekord i ri viktimash nga koronavirusi në SHBA

2020/12/10 at 7:52 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rekord i ri viktimash nga koronavirusi në SHBA

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë shtuan përgatitjet për një fushatë historike të vaksinave ndaj koronavirusit përpara miratimit të pritshëm nga agjencia rregullatore federale, ndërsa ligjvënësit në Kongres debatuan të mërkurën për kushtet e një pakete lehtësimi ekonomik nga COVID-19.

Lëvizja e vazhdueshme drejt fillimit të vaksinimit dhe negociatat në Kongres vijnë ndërsa infektimet nga COVID-19 u rritën në nivele edhe më të larta, duke mbingarkuar deri pranë pragut maksimal sistemet e kujdesit shëndetësor në disa pika të nxehta të pandemisë.

Sipas një përllogaritjeje të agjencisë së lajmeve Reuters, Shtetet e Bashkuara arritën një nivel të ri rekord viktimash, me të paktën 3112 të vdekur brenda të mërkurës, më shumë se ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë.

Dhjetë qarqe kryesisht rurale në Kaliforni raportuan se nuk kishin në dispozicion shtretër të njësive të kujdesit intensiv, sipas të dhënave shëndetësore të këtij shteti, të analizuara nga agjencia Reuters.

Në zemrën bujqësore të Kalifornisë, Central Valley, shtrimet nga COVID-19 kanë mbingarkuar krejtësisht disa spitale. Në qarkun Fresno, me 1 milion banorë, vetëm shtatë shtretër mbetën të paplotësuar të mërkurën në njësitë e kujdesit intensiv.

Duke ofruar një rreze të re shprese, disa zyrtarë thanë se vaksinimet mund të fillojnë ndoshta edhe këtë fundjavë dhe shtetet kanë përshkallëzuar planet për atë që ka të ngjarë të jetë një përpjekje për shpërndarjen në dimensione të papara.

Një panel ekspertësh të pavarur të mjekësisë pritet të takohet të enjten për të vendosur nëse do të rekomandojë që vaksina e prodhuar nga kompania Pfizer Inc dhe kompania partnere gjermane BioNTech SE, duhet të marrë autorizimin e përdorimit emergjent të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Si shenjë se aprovimi mund të vijë shpejt, dokumentet e lëshuara nga FDA të martën në përgatitje të rishikimit nuk ngritën pikëpyetje të reja mbi sigurinë ose efikasitetin e vaksinës Pfizer.

Miratimi i FDA-së mund të vijë të premten ose të shtunën, pasuar nga vaksinimet e para në Shtetet e Bashkuara të dielën ose të hënën, i tha kanalit Fox News të martën Moncef Slaoui, këshilltari kryesor i programit të zhvillimit të vaksinave të administratës Trump.

Numri i pacientëve me COVID të shtruar në të gjithë vendin u rrit në një nivel të ri rekord, prej 105’805 deri të mërkurën vonë, me 18% më shumë se dy javët e mëparshme./ VOA

Etiketa: covid-19shbaviktima

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Rama reagon për ndarjen nga jeta e doktor Drini Dobi: Ndjesi boshllëku

Rama reagon për ndarjen nga jeta e doktor Drini Dobi: Ndjesi boshllëku

Durrës/ Protestuan për vrasjen e Klodian Rashës, policia procedon dy rinj

Durrës/ Protestuan për vrasjen e Klodian Rashës, policia procedon dy rinj

Hakerët vjedhin të dhënat e vaksinës anti-COVID së kompanisë amerikane

Hakerët vjedhin të dhënat e vaksinës anti-COVID së kompanisë amerikane

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com