Shifrat vijojnë të jenë në rritje në Kosovë. Në 24 orët e fundit vendi ka shënuar 1370 raste të reja të infektimeve nga Covid, ndërsa 1 person ka humbur jetën. Janë shëruar 47 persona, ndërsa numri i rasteve aktive në vend është 6.815.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 19.538 qytetarë./Opinion.al