Një aventurë e jashtëzakonshme për një britanik, i cili është njeriu i parë që ka kaluar oqeanin me një varkë me lopata, duke udhëtuar nga Kalifornia në Australi.
Në 209 ditë, John Beeden, 53 vjeç ka përshkuar 7.400 milje detare, duke qëndruar deri në 15 orë në një barkë ultra-teknologjike, e pajisur me aparatura elektronike dhe panele diellore. Ai ka mbërritur këtë mëngjes në Kairns të Australisë, ku e priste bashkëshortja dhe dy vajzat adoleshente.