Bota

Rekord ditor, India regjistron mbi 83 mijë raste të reja me koronavirus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:39 - 03/09/20 |
Al Do

India raportoi 83,337 raste të reja me Covid-19 të enjten, rritja më e lartë ditore e njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Universiteti Johns Hopkins më parë raportoi se India regjistroi 85.687 raste të reja më 27 gusht. Mospërputhja midis shifrave është e paqartë.

Qeveria indiane thotë se rastet në vend më 27 gusht ishin 77,266 dhe kjo është hera e parë që ajo regjistron një total më të madh se 80,000 në 24 orë.

Ministria Indiane e Shëndetësisë shkroi të enjten në Twitter se pa “një rritje të paparë të testimit”, duke shtuar se më shumë se 1,170,000 teste ishin bërë në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuara në Indi qëndron në 3,853,406, duke përfshirë të paktën 67,376 vdekje.

Vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Brazili kanë regjistruar më shumë raste dhe vdekje sesa India. /Opinion.al

Pas