Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas rekomandimit të Komisionit Europian.
Në reagimin e ambasadës, shkruhet se Shqipëria vijon të bëjë hapa para përsa i përketë procesit të implementimit të reformave.
Po ashtu, në njoftimin e shpërndarë në “Facebook”, thuhet se SHBA do të mbështesë Shqipërinë për realizimin e plotë të reformave kushtetuese dhe gjyqësore.
“Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe konfirmimin e saj se Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë edhe mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore”,-thuhet në njoftimin e ambasadës. Opinion.al E.Xh.