Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rekomandimet e ‘Venecias’, anëtarja gjermane: Nuk ka vend për interpretime

2020/06/29 at 6:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rekomandimet e ‘Venecias’, anëtarja gjermane: Nuk ka vend për interpretime

Presidenti Ilir Meta ka bërë edhe njëherë thirrje për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias lidhur me Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese.

Në një status në Facebook, Meta ka ndarë një intervistë të anëtares së Komisionit, Prof. Angelika Nussberger, dhënë për Deutche Ëelle ku ajo thotë se opinioni i Komisionit “nuk ka vend për interpretime”.

“Po, nuk ka më vend për interpretime! tani është koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, përmes bashkëpunimit transparent dhe konstruktiv.”- shkruan Presidenti Meta që shton se “kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor”.

Në intervistën e saj, Prof. Nußberger thotë se për Shqipërinë ka një rëndësi të jashtëzakonshme të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe rruga drejt ngritjes së saj duhet të jetë e qartë pas opinionin të Komisionit të Venecias.

Sa i përket opinionit lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese që sollën edhe përplasjen Kuvend-Presidencë, juristja gjermane thotë se janë dhënë përgjigjet për pyetjet e kërkuara dhe nuk ka vend për interpretime.

“Opinioni i Komisionit të Venecias jep një përgjigje për pyetjet e kërkuara. Prandaj nuk mund të ketë asnjë dyshim që do të merret seriozisht. Përgjigjet e dhëna përfaqësojnë komunitetin ligjor europian; ato kanë një autoritet të veçantë. Pas dëgjimit të të gjithë aktorëve relevantë, Komisioni i Venecias e shpjegon pozicionin e tij ligjor sa më qartë të jetë e mundur. Kështu që nuk ka vend për interpretime.”- ka thënë Nußberger për DW.

Më 19 qershor, Komisioni i Venecias publikoi opinionin e tij për emërimet kushtetuese duke argumentuar se “sjellja e Presidentit në lidhje me këtë nuk duket se justifikon shkarkimin e tij” nga Kuvendi dhe se “duket e arsyeshme” dekretimi i Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese.

Ndër të tjera Venecia shprehej se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi “nuk funksionoi në mënyrë transparente” dhe se me dërgimin e listave jo në një kohë tek Presidenti dhe Kuvendi “shkaktoi incidentin e madh procedural”.

Në opinionin e tij, Venecia vuri theksin tek nevoja thelbësore për arritjen “e një konsensusi të gjerë për një dialog konstruktiv, ndërinstitucional dhe bashkëpunimi mes institucioneve të shtetit” për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Por ata nënvizuan faktin se për këtë duhet çuar para reforma në Drejtësi e cila sipas tyre dhe Prof. Nußberger duhet të fokusohet në plotësimin e Gjykatës së Lartë.

“Në të ardhmen është i mundur një fillim i ri. Të gjithë aktorët politikë duhet të marrin si pikë startimi nevojën urgjente për të rithemeluar Gjykatën e Lartë. Ky duhet të jetë një qëllim politik i përbashkët, në të cilin nuk duhet të interferojnë interesat personale dhe politiko-partiake.”- tha Nußberger në intervistën e saj. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Udhëtimi drejt Greqisë, ambasada jep njoftimin për kategoritë që lejohen

Udhëtimi drejt Greqisë, ambasada jep njoftimin për kategoritë që lejohen

Kamioni bie nga ura në liqen, trupi i drejtuesit kërkohet me polumbarë

Kamioni bie nga ura në liqen, trupi i drejtuesit kërkohet me polumbarë

Akuza ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama takohet me liderët politikë të Kosovës

Akuza ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama takohet me liderët politikë të Kosovës

TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com