Sport

Reja thirrje UEFA-s: Duhen ndërmarrë masa kundër Turqisë


               Publikuar në : 14:07 - 17/10/19 |
Al Do

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja ka folur për eksperiencën e tij në pankinën kuq e zi. Në një prononcim për Radio Sportiva, Reja tha se grupi po konsolidohet dhe ardhja e lojtarëve të rinj do ta përmirësojë ekipin.

Gjatë fjalës së tij tekniku komentoi gjithashtu episodin e ndodhur në ndeshjen me Turqinë, ku pas golit të shënuar lojtarët turq festuan duke përshëndetur në mënyrë ushtarake. Për Rejan UEFA duhet të marrë masa ndaj këtij veprimi.

“Pas ndeshjes kundër Turqisë pamë që skuadra u rreshtua me një përshëndetje ushtarake: ishim pak të befasuar, këto janë gjeste që duhet të censurohen dhe ata e kanë bërë përsëri me Francën. Shpresoj që UEFA të mund të ndërmarrë veprime kundër Turqisë, mbase do të na rikthejë edhe në garë për kualifikimin, por përveç këtyre shpresave egoiste nuk mendoj se do të tejkalojë një gjobë të mundshme” tha Reja.

Ndërkohë UEFA ende nuk është shprehur në lidhje me hetimin që po kryen për festimin e lojtarëve turq. /Opinion.al

Pas