Sport

Reja: Të njëjtat gabime vazhdojnë të penalizojnë skuadrën, Broja duhet të…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:59 - 25/09/22 |
Opi Nion

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edoardo Reja në konferencën pas ndeshjes me Izraelin mbrëmjen e së shtunës tha se të njëjtat gabime vazhdojnë të penalizojnë skuadrën. Reja tha se barazimi do të ishte një rezultat I mirë në fund të 90 minutave lojë.

“Skuadra dha shpirtin për të fituar, por u ndëshkuam sërish nga gabimet individuale. Janë të njëjtat gabime që na kanë ndëshkuar vazhdimisht dhe që i bëmë edhe Izraelit. Si gjithmonë, e komplikojmë vetë ndeshjen dhe dhuruam të dy golat. Po shpresonim për një barazim, që do të ishte një rezultat i mirë, megjithatë nuk kemi kthjelltësinë për të zgjidhur mirë situatat në momente të caktuara. Flasim gjithmonë për të njëjtat gjëra, për të njëjtat gabime, por vazhdojmë t’i përsëritim. Gjithsesi tani duhet të shohim përpara dhe të kërkojmë fitoren ndaj Islandës. Kemi edhe ndeshjet miqësore, por të provuar diçka ndryshe”, tha trajneri i Kombëtares.

Po ashtu, Reja foli dhe për sulmuesin 21-vjeçar, Armando Broja për të cilin tha se ka nevojë të piqet dhe të jetë më vendimtar, ndërsa shtoi se ka aftësitë e duhura për të krijuar raste goli.

“Nuk është ende gati dhe duhet të rritet. Ka filluar të rritet dhe të përmirësohet, por është vetëm 21 vjeç dhe ka nevojë të piqet. Po e aktivizoj edhe më shumë, për t’i bërë të kuptojë se nuk është e lehtë të jesh titullar. Duhet të jetë më vendimtar, por ka aftësitë e duhura për të krijuar raste goli nga momenti në moment”, tha Reja./Opinion.al

 

 

Pas